Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrihet brutalisht Arbana Xharra, plasin reagimet: kryerësit të sillen para drejtësisë

by Te Sheshi
13/05/2017
in Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Rrihet brutalisht Arbana Xharra, plasin reagimet: kryerësit të sillen para drejtësisë

Ish-gazetarja Arbana Xharra, e cila ditë më parë iu bashkua partisë të cilën e kritikoi më së shumti, PDK-së, është rrahur mbrëmë brutalisht nga persona ende të panjohur.

Rasti ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa në QKUK është dërguar nga bashkëpartikët e saj.

Këtë rast e kanë dënuar ashpër njerëz të politikës, duke kërkuar që kryerësit të kapen dhe të sillen para drejtësisë.

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër anëtares më të re të PDK-së.

Thaçi ka shkruar në Facebook se asgjë nuk e arsyeton sulmin ndaj Arbanës, duke kërkuar të zbardhet rasti.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë. Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë. Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë. Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë.”

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, këtë sulm e ka quajtur akt të ulët dhe të turpshëm.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë,” ka thënë Mustafa.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar po ashtu ndaj sulmit fizik kundrejt Arbana Xharrës.

Sipas saj, sulmi i tmerrshëm ka sjellë tronditje të thellë. Ministrja Hoxha ka kërkuar urgjentisht të hetohet rasti në fjalë.

“Sulmi i tmerrshëm kundër Arbana Xharrës na solli tronditje të thellë. E pabesueshme se si mund të shndërrohet mosdurimi dhe dhuna verbale në dhunë brutale fizike kundër nënës, bashkëshortes, gazetares, aktivistes dhe humanistes së shquar. I uroj Arbanës sinqerisht shërim të shpejt. Sulmi merr përmasa tmerruese pas atakimit të vazhdueshëm, pas përcaktimit të qartë të saj dhe orientimit politik, të deklaruara me guxim dhe bindje. Urgjent pres nga organet e rendit ta ndriçojnë rastin dhe kryesit e këtij akti jonjerëzor të marrin dënimin e merituar. Po ashtu, urgjent duhet të ndalet dhuna verbale në media dhe në rrjetet sociale ndaj kujtdo që mendon ndryshe, duke mos cenuar në asnjë rast lirinë e askujt,” ka shkruar Hoxha.

Enver Hoxhaj, ministri në largim i Punëve të Jashtme, është ndjerë thellësisht i tronditur nga “sulmi qyqar ndaj Arbana Xharrës”.

“I shokuar nga ajo që mund t’i ndodhë një gruaje, një nëne, dhe mbi të gjitha, një aktiviste të guximshme në tërë këto vite që nuk ka hezituar t’i thotë hapur dhe pa frikë gjërat të cilat i mendon. Kemi dështuar të tërë që nuk kemi mbrojtur një grua e cila i thotë mendimet ndryshe. Jo toleranca jonë ndaj njerëzve që nuk pajtohemi me ta po na shtyn drejt këtyre ngjarjeve të papranueshme. Mjaft më! Të bashkëndjejmë të gjithë. Ta dënojmë të gjithë! Sulmuesit para drejtësisë. Arbana, shërim të shpejtë,” thuhet në reagimin e Hoxhajt.

Po ashtu, shërim të shpejtë dhe kapje të kriminelëve ka uruar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

“E kam thënë edhe kur u sulmuan Dardani dhe Agroni, se ata që sulmojnë prapa krahëve dhe në errësirë janë as më shumë dhe as më pak kriminelë, por, mbi të gjitha, frikacakë e qyqarë. Metodat e tilla tashmë janë të njohura për ne! Moszbardhja e kërcënimeve dhe sulmit ndaj aktivistëve tanë i ka inkurajuar sulmuesit e kriminelët, që për bindjen time janë nga e njëjta adresë, sepse janë metoda SHIK-iste! Uroj që kriminelët të identifikohen sa më parë dhe të dalin para drejtësisë! Arbanës, shërim të shpejt,” ka shkruar ajo.

Edhe ministri tjetër në largim, ai i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se sulmi ndaj Xharrës, “edhe pse pa i pasur informatat e plota, po reflekton linçimin publik që iu bë veprimeve të saj të fundit politike”.

“Nuk ka motiv që e justifikon një sulm të tillë. Aktorët të përballen me drejtësinë,” ka shkruar në Facebook zyrtari i AAK-së, Avni Arifi.

Analisti dhe opinionisti Halil Matoshi ka thënë se sulmi mbi Arbanën është sulm mbi themelet e lirisë së Kosovës.

“I pajetueshëm është ai vend ku sulmohen e rrihen lajmësit (gazetarët) dhe akecili qytetar. I shkretë është një komb që ngrihet n’mëngjes me lajme të tilla. I lig është ai njeri dhe ajo mendje kriminale që ngre dorë mbi një grua e nënën! Republika ka me u rezistue barbarëve dhe ka me i mund ata. Jam i sigurt,” ka komentuar Matoshi.

Reagim ndaj këtij sulmi ka pasur edhe nga ish-deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku, e cila ditë më parë lajmëroi se do të tërhiqet nga politika aktive.

Ajo thotë se për shkak të rastit të Arbanës “nuk duhet pushuar së kërkuari drejtësi e sundim të ligjit, sepse në një vend ku bëhet ‘normale’ me vra, me rreh e me kërcënuar, e ku askush kurrë nuk dënohet ose kur dënohet nuk e merr dënimin e merituar, kriminelët marrin krahë dhe fuqizohen”.

“Amnistinë ua jep edhe heshtja jonë kolektive. Arbana e kaloftë shpejtë këtë përjetim të tmerrshëm dhe qoftë viktima e fundit. Kushdo që e sulmoi e marrtë dënimin e merituar,” u shpreh ish-deputetja Demaku. /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Next Post
A duhet t’i hani ushqimet e konservuara të hapura prej disa ditësh?

A duhet t’i hani ushqimet e konservuara të hapura prej disa ditësh?

Ngërçi eventual politik i papërballueshëm për ekonominë e Kosovës

Ngërçi eventual politik i papërballueshëm për ekonominë e Kosovës

Rama nga Selenica: Çadra po pengon vënien e drejtësisë në Shqipëri

Rama nga Selenica: Çadra po pengon vënien e drejtësisë në Shqipëri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni