Kuvendi nuk ka miratuar kërkesën që t’i hiqet mandati i deputetes Valentina Leskaj, pas kërkesës së opozitës, e cila mendon se ajo ka konflikt interesi meqë djemtë e nënkryetares së Parlamentin kanë fituar kontrata shtetërore.
Me 72 vota kundër, 40 pro, Kuvendi e rrëzoi kërkesën e PD-së që Leskajt t’i ndërpritej mandati. Tre deputetë që abstenuan, me arsyetimin e konfliktit të interesit të Leskajt, me bizneset e djemve të saj.
Njëri vjen pikërisht nga radhët e demokratëve. Është kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deputet i ardhur në listën e PD-së në Tiranë.
E dyta është vetë deputetja Valentina Leskaj, e cila ka abstenuar kërkesën për veten e saj. Ndërsa deputeti i tretë është socialisti Anastas Angjeli, i cili nuk ka votuar as pro, as kundër.
/tesheshi.com/