Orë pas rrëzimit të helikopterit privat të pronarit të Leicester Sity-t, ende nuk dihet asgjë për fatin Vichai Srivaddhanaprabha, 60-vjeçarit tajlandez që vite më parë bleu klubin anglez.
Aksidenti ndodhi pak pas ndeshjes midis Leicester dhe West Ham, ku helikopteri u shemb përtokë pas stadiumit “King Power”, aty ku ndodhej një parking.
Më vonë erdhi një konfirmi zyrtar nga klubi se një miliarderi 60-vjeçar nga Tajlanda dhe një pilot ishin në helikopterin e rrëzuar, por pa u dhënë detaje nëse ishin gjallë apo jo. /tesheshi.com/