Qeveria holandeze njoftoi të premten se do të konsideronte shtetin rus si përgjegjës për “rolin e tij” në rrësimin e një avionë pasagjerësh të kompanisë ajrore malajziane mbi Ukrainë në 2014.
“Holanda dhe Australia i kanë kërkuar Rusisë hapjen e një dialogu me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për sigurimin e drejtësisë pas humbjeve e vuajtjeve të mëdha njerëzore të shkaktuara nga rrëzimi i avionit MH17”, u tha në një deklaratë.
Hetuesit njoftuan të enjten se avioni i Malaysia Airlines MH17 u rrëzua mbi Ukrainën lindore nga një raketë “buk” e lëshuar nga baza ruse në Kursk.
Avioni që fluturonte nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit u shkatërrua mbi Ukrainën lindore në vitin 2014, dhe të gjithë nga 298 pasagjerët dhe anëtarë të ekuipazhit humbën jetën.
Hetuesit thanë se ata i prezantuan gjetjet e tyre në Moskë dhe kërkuan përgjigje, por për momentin ata nuk kanë marrë ndonjë.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Moska do të analizojë gjetjet e hetuesve holandezë. /tesheshi.com/