Kryeministri Rama ka komentuar rrëzimin që iu bë gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo nga Vettungu, duke e quajtur “një nisje të mbarë”
“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma”, shkroi Rama në FB.
Gjyqtari Lulo u rrëzua nga Komisioni i Verifikimit pasi nuk përligji dot një shtëpi gjysmë milioni dollarë, blerë në Kanada. /tesheshi.com/