Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në letrën e tij dërguar presidentit rus Vladimir Putin, ka shprehur keqardhje të thellë për rrëzimin e avionit ushtarak rus në kufirin në mes të Sirisë dhe Turqisë. Lajmi është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i presidencës së Turqisë Ibrahim Kalin.
“Edhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia familjes së pilotit të vdekur. Shpresojmë që familja e tij të na e falë. Bashkëndiejmë në pikëllimin e tyre”, shkruhet në letrën e Erdoganit.
Kalin shtoi se Turqia dhe Rusia janë të gatshme që të marrin hapa të domosdoshme me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes dy shteteve. /tesheshi.com/