Tirana u trondit pasditen e së premtes nga dy jetë të humbura për shkak të rënies së një skele gjatë rikonstruksionit të një godine në rrugën “Faik Konica”.
Ishin pesë punëtorë ata të cilët ranë nga një lartësi e madhe e godinës 10-katëshe, së cilës po i rikonstrkutohej fasada.
Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra janë punëtorët që mbetën të pajetë nga shembja e skelës. Brahimaj, 31 vjeç dhe Kodra 36 vjeç, u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës, ndërkohë që tre punëtorë të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë.
Ata janë: Genti Bardhi, 29 vjeç Euglidios Lika, 34 vjeç dhe Altin Marku, 36 vjeç. /tesheshi.com/