Krerët e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Malit të Zi u takuan në Tiranë, ku shprehën qëndrime të përbashkëta në lidhje me rrezikun e ndikimit rus në Ballkan, sidomos në ish-republikën jugosllave ku thuhet se ka patur dhe një tentativë për vrasjen e Gjukanoviçit, njeriut që po e çon vendin drejt Perëndimit.
Mimi Kodheli priti homologun e saj malazez, Predrag Boskoviç, ku mes tyre u shprehën qëndrime të prera në lidhje me bllokadën që i duhet bërë Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në rajon.
“Në këtë rajon nuk banojnë rusët, por ne. Dhe ne jemi shumë të interesuar për të mos krijuar konflikte këtu në rajon”, tha Boskoviç.
“Çdokush që kërkon të ndërhyjë dhe të trazojë situatatat e sigurisë të ekulibiruara tashmë në Ballkan, dhe kur them tashmë kini parasysh Ballkanin e 20 viteve më parë që ishte shumë i trazuar, unë besoj që do të marrë përgjigjen që meriton”, tha nga ana e saj ministrja Kodheli. /tesheshi.com/