Diga më e madhe në Irak rrezikon një shembje katastrofike dhe këtë herë alarmi vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ditën e mërkurë, gjatë një takimi të Kombeve të Bashkuara, të drejtuar nga Samantha Poëer dhe kolegu i saj homolog, irakieni Mohamed Alhakim, pala amerikane ka nënvizuar rreziqet që vijnë si pasojë e shembjes së digës, duke lëshuar një apel për komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që të nisë në mënyrë urgjente puna për t’u rindërtuar.
Diga e Mosulit është një barierë e gjatë mbi3 kilometra dhe mban miliona kub ujë. Sipas analistëve, shkatërrimi i saj rrezikon mbytjen e 1.4 milion irakienëve që jetojnë përgjatë lumit Tigri. /tesheshi.com/