Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka shkuar në këto moment për të takuar kreun e PD-së Lulzim Basha, pasi është vënë në dyshim dhe ka rrezik të dështojë takimi i shumëpritur me Kryeministrin Rama.
Gjatë gjithë natës së mbrëmshme, palët kanë shkëmbyer mesazhe nëpërmjet ndërmjetësimit ndërtkombëtar.
Sipas planifikimit, takimi do të mbahet në orën 17.00 në Pallatin e Kongreseve, por burime qeveritare i thanë tesheshi.com se ka gjasa që të shtyhet edhe dy orë.
Madje mund të lihet edhe pas iftarit, për të dhënë një mesazh respekti nga të dyja palët.
/tesheshi.com/