Sot në orët e mëngjesit është rrënuar një shtëpi e vjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në rrugën “Pushkatarët”.
Organizata joqeveritare “Ec ma ndryshe” ka reaguar për rrënimin e kësaj shtëpie duke thënë se procesi i dhënies së pëlqimeve dhe lejeve nga organet shtetërore për zonat dhe monumentet e trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet skajshmërisht jotransparent.
“Ec ma ndryshe” rekomandon marrjen e vendimit për moratorium për këtë zonë, që nënkupton ndalimin e çfarëdo aktiviteti (në përjashtim të atyre me natyrë emergjente) përderisa është duke u hartuar plani i menaxhimit dhe konservimit për Qendrën Historike të Prizrenit. /tesheshi.com/