Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

RRËNJËT/ Si e pasqyron kriza politike përplasjen mes “bijve të etërve” dhe “njeriut të ri”

by te Sheshi
02/06/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
RRËNJËT/ Si e pasqyron kriza politike përplasjen mes “bijve të etërve” dhe “njeriut të ri”

Kriza aktuale në politikën shqiptare, po konsumon njëherazi dhe një përplasje ngjizur 30 vite më parë, atë mes Ramës e Berishës. Shfaqur të dy në një kohë me protagonizmin e tyre, atë Dhjetor ’90, ata reflektuan njëherësh dy linja të ndryshme, më shumë kulturore në politikë se sa thjesht politike. Në fakt, protagonizimi i Ramës do ishte pak më i hershëm, që në fundin e viteve ’80, kur do shfaqej si një rebel në mbledhjet e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, duke u përlarë me të ndjerin Dritëro për lirinë e fjalës.

Më pas, pedagogu i Arteve Figurative, njëherësh basketbollisti i Dinamos së bashku me të vëllanë, do ishte i pari por dhe i vetmi njeri ato kohë të vrullshme anti-sistemi (komunist), që nuk do pranonte në emër të etikës politike, që në krye të së parës parti që do i vihej përballë PPSH-së, do ishte pikërisht një ish-anëtar mbi 20-vjeçar i saj, pa asnjë shenjë e tregues disidence deri në çastet e shpalljes së pluralizmit.

Edhe sot e kësaj dite, mbetet ende e pashpjegueshme nga ana racionale, një lloj pandjeshmërie demokratike, apo ndryshe dhe anti-komuniste, për të pranuar aq lehtësisht një ish-komunist në krye të partisë së dalë nga Dhjetori ’90. Duhet të jetë dhe është, një ndër paradokset më të mëdha të politikës shqiptare në tranzicion, e cila ka gjeneruar dhe paradokse të tjera, krejt të pashpjegueshme; pra, lehtësinë e një metamorfoze politike të Berishës, që ndodhi në një truall anti-komunist. Madje as fotot e dala vite më vonë, ato të Berishës si njeri i afërt i përzemërt me familjen e ish-diktatorit Hoxha, kurrë të përgënjeshtruara por kaluar vetëm në heshtje – i çuditshëm dhe fakti se në asnjë prezencë mediatike Berisha kurrë nuk përballet me ndonjë llogaridhënie (pyetje) mbi to – nuk e luhatën aspak adhurimin apo veneracionin e masës demokrate për liderin e tyre. E kjo, duke e patur në majë të gjuhës anti-komunizmin, siç dhe Berisha vetë, përçuar kështu një standart të dyfishtë me plot amoralitet politik brenda.

E në këtë zhvillim, si ahere ashtu dhe sot, i vetmi që nuk e ka gëlltitur por denoncuar këtë detaj kompromentues në PD e demokracinë shqiptare, ka qenë Rama dhe vetëm ai. Madje as ndonjë zë potent nga radhët e ish-të përndjekurve, as dje e as sot nuk e ka bërë këtë gjë. Po aq paradoksalisht, Berisha depërtoi thellë dhe në zemrat e tyre.

E kjo përplasje mes dy emrave potentë të politikës në tranzicion, Ramës e Berishës, vijon dhe sot. Basha është thjesht një element butaforik mes tyre, një aktor i gjendur rastësisht, pa asnjë lidhje tradicionale me këtë histori.

Por çfarë përfaqëson më tepër se kaq përplasja epike Rama – Berisha? Edhe njëherë duhet thënë se aq sa politike, ajo është dhe kulturore. Sepse, siç e pohojnë dhe vetë demokratët, Rama është nga “bijtë e etërve”. Po, kjo është tërësisht e vërtetë. Rama është “bijë etërish”, por kulturor më shumë se politik. Ama, nga ana tjetër, siç dhe vetë Berisha e ka pohuar, nga një sinqeritet naiv ndoshta, ishin pikërisht ata që iniciuan dhe udhëhoqën zhvillimet e Dhjetorit ’90.

Por vetë Berisha ç’përfaqëson? Nëse “bijtë e etërve”, duhen kuptuar dhe si një lloj elite politike e kulturore e ish-sistemit, ku pozicionohet Berisha si shtresëzim politiko-kulturor?

Për ta thjeshtuar, Berisha është “njeriu i ri”. Kjo kurrë nuk është analizuar, e as potencuar.

“Njeriu i ri” është njeriu i periferive, të asaj mase sociale pa identitet të fortë kulturor e social, te i cili regjimi komunist u investua për ta patur si një ushtri të verbër për projektet e saj të mëdha në ndërtimin e një sistemi të diktaturës së proletariatit. Dhe për këtë duheshin proletarë, thënë ndryshe, masë plebeje shoqërore, të cilësuar dhe si “fshatarë pa tokë” (“pa tokë” në këtë rast lot rolin e një varfërie hem sociale e hem kulturore), të cilët do mund të kryenin rolin e “njeriut të ri”, një kamikaz politik i kauzave revolucionare.

Mishërim i kësaj është 6 shkurti 1967, shpallja e ateizmit me prishjen e objekteve të kultit të besimit. Ishte një revolucion i realizuar tërësisht nga “njeriu i ri”.

Regjimi priti gatimin dhe pjekjen e tij për gati dy dekada, për ta hedhur më pas në sulm ndaj kishave dhe xhamiave.

Tritan Shehu, një prej të identifikuarve si në llogoren e parë të atij aksioni revolucionar, sot e 25 vjet është ndër zërat kryesorë të PD-së.

Ai, si “njeri i ri”, nuk kishte gjasë të qe promotor zhvillimesh demokratike. Nga ana tjetër, kulturalisht, Edi Rama nuk mund të qe kazëmvënës kishash e xhamiash (kjo hipotetikisht, pasi nga vetë mosha ai nuk ka qenë në pozitat e një sprove të tillë) gjersa për prind, më shumë se Kristaqin e Anetën, ka patur gjyshen e tij të fortë katolike me gjak të fisëm, nga e cila është ushqyer, rritur e edukuar, jo si katolik por si njeri me vetëdije të fortë kulturore e shoqërore.

Këtë suport personaliteti Berisha nuk e ka patur. Nga të dhënat e deritanishme, origjina e tij fisnore nuk ofron supriza fismërie. Maksimalisht, ai rrjedh nga një familje tipike malësore me identitet të kufizuar brenda një hapësire të ngurtë sociale, jashtë shtjellave të të “bërit histori”.

Por te vetë Berisha, ka shkëndijuar një vetëdije e lidhur me ambicien për karrierë, ardhur nga lindja e një lufte me fatin.

Ai është produkt i një vullneti të fortë, më shumë se i një trashëgimie frymëzuese, në sfidimin e fatit të një njeriu lindur mes malesh.

Prej së këndejmi shpjegohet se pse së bashku me ambicien profesionale për të qenë doktor me emër, ai ka shfaqur dhe atë të një njeriu të lidhur me pushtetin (pranimin si komunist e ka në kohën e gdhendjes së staturës individuale e sociale); se pse duke qenë doktor, ai është shfaqur dhe si harbut politik, se pse duke qenë “i lexuar” (i përmenden librat e lexuar), është njëherësh katastrofë e artikulimit kulturor dhe e performancës publike po ashtu kulturore. E gjitha, ngase është sajesë e sforcuar province, me synimin e egërt për të kaluar nga periferia në qendër.

Ky është ndryshe dhe “njeriu i ri”. Ndaj sot, në politikën shqiptare, kemi përplasjen e dy modeleve kulturore: njëra që ka të bëjë me “bijtë e etërve” e tjetra me “njeriun e ri”.

Ndaj jo më kot në PD, “bij etërish” të cilët u gjendën në një çast historik aty, kurrë nuk arritën të bëjnë karrierë. Më i sukseshmi aty, më dominanti, ka qenë “njeriu i ri”. Kjo, edhe në raport me atë produkt njerëzor që ka ardhur nga e djathta klasike. Emra si Jozefina Topalli, Pjetër Arbnori apo Uran Butka, kanë qenë thjesht përjashtime. Ashtu siç Tomor Alizoti, një pinjoll i Alizotajve të famshëm e plot shkëlqim në protagonizmin shoqëror, viktima të pamëshirshëm të komunizmit, nuk ka gjasë të jetë te elita e drejtimit të PD-së. Kjo, gjersa kjo parti të jetë peng i “njeriut të ri”.

Për ç’ka u zbërthye më lart, nëse sot do vijonte ende regjimi komunist, është lehtësisht i imagjinueshëm fakti se Berisha mund të ishte një anëtar i Byrosë Politike, siç Mehmet Elezi dhe Lisen Bashkurti po shkonin në të njëjtin drejtim, me status të ngjashëm social me atë të Berishës veç të qënit nga një krahinë. Dhe po aq lehtësisht i imagjinueshëm është fakti se Rama mund të kish përfunduar dhe në Spaç, siç shumë “bij etërisht”. Një ndër to dhe më përfaqësuesi, ishte dhe është Lubonja. Edhe Ngjela gjithashtu. /tesheshi.com/                                                                          

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Thaçi – Gjukanoviç: lufta ende s’ka mbarruar

Thaçi - Gjukanoviç: lufta ende s'ka mbarruar

Mosndryshimi i orës, jo shumë shpejt: BE-së i duhet kohë për unifikim

Mosndryshimi i orës, jo shumë shpejt: BE-së i duhet kohë për unifikim

Korçë: lëkundjet vazhdojnë, “jeta struket” në çadër

Korçë: lëkundjet vazhdojnë, "jeta struket" në çadër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni