Policia e Osakas ka arrestuar dy persona që vodhën një furgon me ora Rolex me vlerë 1.87 milionë dollarë. Dhe sipas njoftimeve zyrtare, njëri nga dy autorët është anëtar i Yakuza-s (mafia japoneze).
Është fjala për një burrë 52-vjeçar që punon për Yamaguchi-gumi, një organizatë e njohur ndërkombëtarisht e krimit të organizuar që përfiton nga zhvatja, lojërat e fatit, prostitucioni, trafiku i armëve dhe trafiku i drogës dhe që ka rreth 3,500 anëtarë.
Në raportin e policisë thuhej se 52-vjeçari, së bashku me një bashkëpunëtor, arritën të vidhnin furgonin me 172 orë Rolex në një rrugë në Osakas mëngjesin e 21 majit.
Automjeti ishte rrugës për t’i dorëzuar orët një distributori Rolex nga një qendër shpërndarjeje në Osaka, por u vodh brenda vetëm tre minutave me shoferin që e braktisi, pasi u kërcënua me jetë. /tesheshi.com/