Top Story i së martës mbrëma në TCH solli rrëfimin për herë të parë të Zylfie Halklajt, bijës së kullës së famshme të Haklajave në Kërrnajë të Tropojës, me emrin e së cilës lidhet një prej sagave më të përgjakshme të tranzicionit, ajo e përplasjes mes fiseve në Tropojë, që nga mesi viteve 90 e deri në mesin e viteve 2000, duke prodhuar me dhjetra viktima, të raportuar por kurrë të hetuar.
Duke shprehur bindjen se pas vrasjeve të vëllezërve të saj qëndronte vetë Sali Berisha, Zylfije Haklaj përmendi për herë të parë një emër, që sipas saj qëndron pas tragjedisë në familjen e saj. Eshtë Haki Hoxha. Ai akuzohet për vrasjen e 4 djemve të familjes Hakjaj dhe 10 personave të afërm të tyre, pa u marrë kurrë në pyetje për ngjarjet.
“Konflikti ka nis në shtator të vitit ‘98 kur Fatmiri qëlloi Haki Hoxhën.
“Hoxha, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas 2005-ës ka qenë drejtor i shërbimit zjarrfikës në Tiranë”, tha Zylfie Haklaj, duke shtuar se “sot në Shqioëri nuk ka asnjë të dënuar, të akuzuar për ngjarjet tona, vrasjet e të afërmve tanë, vetëm ka të shpërblyer me poste dhe punë të ndryshme”. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/2514298572032889/?t=3