Pajisjet Apple mendohet se janë prodhuar për të zgjatur tre ose katër vite. Rrëfimi shokues vjen nga vetë shtëpia e prodhimit, e cila e ka pranuar për herë për herë të parë. Lajmi është raportuar në Mirror.
Në të njëjtën kohë kompania në Cupertino po bën gjithçka që të riparojë dëmet dhe të bëjë që produktet e saj të zgjasin sa më shumë në kohë.
Deri pak kohë më parë Apple i kishte projektuar pajisjet për një kohëzgjatje deri në 3 vjet, duke sjellë dy azhornime të reja në treg gjatë këtij harku kohor. Mirëpo, me daljen e iOS8 dhe iOS9 duket se ka ndryshuar gjithçka.
Sa i takon kompiuterit Mac, situata është tërësisht ndryshe. Cikli i tyre jetësor mendohet të jetë më i gjatë. Azhornimi i Apple X 10.11 El Capitan ka suportuar edhe kompjuterët nga vitit 2007. Pavarësisht kësaj, edhe kompjuterët Mac janë projektuar për një jetëgjatësi prej 4 vitesh. /tesheshi.com/