Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi rrënqethës i Muhamed Kukës: Ja si e lashë Amerikën për Kosovën dhe ja me ç`lloj “Kosove” u shpërblyem: 62 veteranë të vetëvrarë, ndërsa vetë detyrohem të lyp ndihmë!

by te Sheshi
11/05/2015
in Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Rrëfimi rrënqethës i Muhamed Kukës: Ja si e  lashë Amerikën për Kosovën dhe ja me ç`lloj “Kosove” u shpërblyem: 62 veteranë të vetëvrarë, ndërsa vetë detyrohem të lyp ndihmë!

 

Nga Bashkim Kastrati

Muhamed Kuka është veteran i luftës së UÇK-së. Ai e la jetën luksoze në Amerikë dhe kompaninë që e kishte krijuar, për të ardhur në Kosovë me qëllimin e vetëm që t’i dalë zot vendit, duke luftuar kundër forcave serbe, që po masakronin e vrisnin popullatën shqiptare dhe po e shkrumbonin Kosovën.

10888628_1962907003850441_3899591708296239858_n

Ai gjatë një interviste për tesheshi.com, tregon për detajet dhe organizmin se si ka ardhur në luftë nga Amerika, për betejat dhe plagët që ka marrë, ndërsa sot nuk është i kënaqur me qeverisjen që po bëhen në Kosovë dhe trajtimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së nga institucionet. Ai shpesh merr pjesë në përvjetorët e shokëve që iu vranë në frontin e luftës, por edhe të dëshmorëve të tjerë dhe bartë me vete simbole kombëtare, duke mos i harruar për asnjë moment idealet.

Muhamed Kuka, tashmë është 62-vjeçar dhe jeton në Kaçanik me gruan dhe dy fëmijët, përkundër jetës së mirë që kishte të Amerikë, tani përballet me vështirësi të shumta financiare dhe këtë barrë ia rëndon edhe vajza e sëmurë. Ai nuk është pishman për atë që ka bërë, thotë se ka luftuar dhe ka qenë i gatshëm që ta jep jetën për Kosovën dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare, por tash jeton në kushte të rënda ekonomike, ndërsa i vjen vështirë ta thotë, por u bën apel të gjithë atyre që kanë mundësi që ta ndihmojnë sadopak për trajtimin e vajzës së sëmurë.

Kur keni shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në cilin vend keni jetuar, me çka jeni marrë?

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës kam shkuar pas demonstratave dhe arrestimeve që ndodhen në Kosovë më 1981-shin. Më saktësisht nga Kosova jam nisur në Maj të vitit 1985. Kam jetuar në Philadeplphia në Sëart Colege. Fillimisht kam punuar me një restorant, e pastaj kam shpërnda gazeta për 11 vjet dhe me vonë kam hapur firmën time të taksive, ku kam pasur në dispozicion 24 vetura.

313173_1573660299441782_1940784693_n

Në cilin vit jeni kthyer për të luftuar në Kosovë dhe si e morët vendimin për të ardhur, a mund të na tregoni disa detaje?

Në Kosovë jam kthyer në shkurt të vitit 1999, pasi me Kosovën isha i lidhur dhe kam marrë pjesë në çdo aktivitet që është zhvilluar në SHBA që nga demonstratat e vitit 1990. Vendimin për t’u kthyer në Kosovë e kam marrë në një moment kur isha duke ngrenë bukë dhe duke shikuar televizorin dhe kur shfaqet lufta në Kosovë dhe  masakrat të cilat kriminelët serbë i bënin ndaj popullatës se pafajshme shqiptare. Atëherë e kam lenë bukën në gjysmë dhe kam marrë vendim me shku në Detroit, atje jam bashkëngjit me veprimtarët që bënin koordinimin për të ardhur bashkatdhetarët edhe nga Amerika për të luftuar në Kosovë.

A mund të na përshkruani rrugën prej kur jeni nisur, si jeni trajnuar e deri sa keni hyrë në Kosovë?

Pasi jemi organizuar në Detroit, u nis edhe aeroplani drejt Rinasit në Tiranë me pastaj drejt Durrësit ku jemi tubuar dhe kemi marrë rrugën drejt kufirit të Kosovës në Pashtrik. Në tri shtete jemi ndalur, në Kanada, Irlandë, Itali dhe prej aty drejt në Shqipëri. Kemi shkuar në “Restorant Drenica”, ku jemi regjistruar dhe nga aty drejt në kamp te Mali i Robit, ku kemi qëndruar katër ditë. Pastaj na dërguan në Burrel, aty takuam mbi 2000 vullnetarë, por kemi qenë të stërvitur 90 për qind me përvojë ushtarake, se si me i përdorë armët. Unë ushtrinë ish-jugosllave e kam pas të kryer dhe kam pasur trajnime edhe në Amerikë, pasi atje armët janë me leje dhe ke të drejtë lloj-lloj trajnimesh ushtarake. D.m.th në luftë kam ardhur i përgatitur. Ndërsa jemi armatosur në Shqipëri.

Pas tri ditësh ka arritur armatimi, më kujtohet që ka qenë ditë e enjte ora 3:40, kur grupi parë është nisë drejt Koshares, grupi dytë në Elshan dhe drejt Pashtrikut. Këta trima shpërthyen kufirin në pikë të ditës. E dinë ushtarët, e dinë dëshmorët si e shpërthyen kufirin që sot populli jeton i lirë në Kosovë, por ne ushtarët e vërtetë jemi të shkelur nga njerëz që në kohën e luftës kanë bërë biznes në Tiranë e Maqedoni dhe janë bërë milionerë.

Në cilat beteja keni marrë pjesë dhe a mund të na përshkruani ndonjë ngjarje që ju ka mbetur në kujtesë nga betejat?

11068299_1995816653892809_1512675076127785206_n
Kam marrë pjesë në betejat që janë zhvilluar në Pashtrik, ku janë zhvilluar shumë beteja. Në kujtesë e kam kur jemi sulmuar nga serbët me lloj-lloj armësh, si kaqusha, topa të kalibrit të madh si dhe me armë tjera, ka qenë terreni shumë i keq, në këtë betejë janë plagosur edhe shumë ushtarë, në mesin e tyre edhe unë, ku kam marrë plagë në kokë dhe sot jam invalid i luftës.

Ku keni qenë në kohën kur kanë hyrë trupat e NATO-s në Kosovë dhe si e keni pritur çlirimin e Kosovës?

Kam qenë kah pjesa e Dukagjinit, me ketë rast më shumë ushtarë kemi hyrë në Pejë. Çlirimin e Kosovës nuk e kam prit me gëzim, pasi Kosovën e gjetëm të shkatërruar, të djegur dhe me shumë të vrarë dhe ajo çka me prekte ishin nënat dhe motrat shqiptare të Kosovës, të cilat qanin duke i varrosur bijtë e tyre, e disa tjera dhe kërkonin bijtë e tyre të cilëve kriminelët serbë edhe kufomat ua kishin zhdukur.

Sa jeni të kënaqur me ecurinë që e ka bërë Kosova si shtet që nga paslufta?

Shteti ka ecur shumë në krahasim me shtete të tjera që kanë pasur luftë para nesh,  mirëpo do të kishte ecur edhe më shumë sikur shteti të mos ishte vjedhur nga individët e ndryshëm.

Disa nga udhëheqësit e UÇK-së kanë udhëhequr një kohë dhe po udhëheqin me shtetin, sa jeni të kënaqur me punën e tyre?

Me disa jam i kënaqur, por jo me të gjithë dhe tash njihen të gjithë se kush dhe çka ka punuar. Ajo çka më brengos është pse i shkelin njerëzit e idealit, dhe i kanë rehabilitua ish-UDB-ashat, të cilët i kanë bërë dëme dhe të këqija këtij populli, ka shumë prej tyre që sot janë në pozita dhe pikërisht këta persona kanë marrë pjesë edhe në burgosjen e figurave patriotike të Kosovës, po e veçoj burgosjen e Ukshin Hotit.

11147027_2011620392312435_383311990045251866_n

Po me shoqatat e dala nga lufta sa jeni të kënaqur, a kanë bërë sa duhet ata për bashkëluftëtarët?

Jo s’kanë bërë sa duhet për bashkëluftëtarët, e as për familjet e dëshmorëve, sepse i ka politizuar politika. Unë jam familje e dëshmorëve edhe tek këta ka pasur ndasi dhe nepotizëm, kjo shihet edhe në listat e veteranëve.

Cila është gjendja e luftëtarëve të UÇK-së, cila është kujdesi i shtetit për ta, çka thonë ata për këtë gjendje?

Gjendja e rëndë ekonomike dhe moskujdesi i shtetit ka sjellë situatën që nga paslufta e deri më sot të vetëvriten rreth 62 veteranë. Ata kanë bërë vetëvrasje shkaku kushteve të jetës, pasi janë shkelur në mënyrë drastike nga komandantët pushtetarë që janë në institucionet e Kosovës. Edhe familjet dëshmorëve janë të shkelur – Zoti i vraftë kriminelët që lënduan luftëtarët UÇK-së! – ndërsa edhe sot 16 vjet pas luftës nënat po presin eshtrat bijve e bijave të masakruar nga Serbia, kurse bashkëpunëtorët e Millosheviçit janë në Qeverinë e Kosovës.

Po ju  a jeni të punësuar, çfarë jete keni tash në Kosovë, si i keni kushtet ekonomike?

Jo nuk jam i punësuar, kam gruan dhe dy fëmijë. Jetoj nga pensioni invalidor i luftës, i cili më shumë me shkon për barna për gruan dhe vajzën të cilën e kam të sëmurë nga epilepsia nuk është jetë kjo.
Edhe pse po me vjen shumë vështirë ta them, por i kisha lutur të gjithë njerëzit që kanë mundësi që të më ndihmojnë për shërimin e vajzës, sepse me kushtet aktuale nganjëherë as barnat nuk po mund që t’ia blejë vajzës.

Diçka për fund nëse kemi harruar të të pyesim?

Dëshiroj që rinia studentore me u ngrit në protesta dhe t’i shtyjë proceset përpara, ashtu siç i ka marrë vendimet më të rëndësishme në histori dhe kjo rini studentore të bëjë revolucion që t’i mbushë mend pushtetarët, të cilët për vete kanë bërë milionat dhe fëmijët e tyre i shkollojnë në universitetet më të njohura, ndërsa populli, veteranët, fëmijët e dëshmorëve shëtitën rrugëve dhe shumë prej tyre u dashtë me marrë rrugën e mërgimit, duke hequr faqen e zezë në kampet hungareze. /tesheshi.com/

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?
Gjeopolitikë

Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?

01/07/2025
Next Post
Kreu i OKB reagon për Kumanovën: Hetime të pavarura, të mos ushqehen tensionet

Kreu i OKB reagon për Kumanovën: Hetime të pavarura, të mos ushqehen tensionet

Komisioni Europian pregatit planin për shpërndarjen e emigrantëve në vendet e BE-së

Komisioni Europian pregatit planin për shpërndarjen e emigrantëve në vendet e BE-së

Koleksioni i fanellave të mbledhura nga Pique

Koleksioni i fanellave të mbledhura nga Pique

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.