Si mundet që një burrë në moshën e mesme, i bardhë, skocez që jeton në bjeshkët skoceze të bëhet musliman- sidomos kur ai nuk ka takuar tamam asnjë musliman në jetën e tij?
Historinë e vërtetë të jetës së tij e tregon për gazetën “The Indipendent” Alan Ronney, i cili rrëfen se gjithçka nisi kur kishte dëgjuar thirrjen për falje nga një xhami lokale ndërsa ishte me pushime në Turqi. “Zgjoi diçka brenda meje dhe më frymëzoi të nisja një kërkim shpirtëror”, nis rrëfimi.
Pasi u kthye në shtëpi, në Inverness, ai shkoi në librarinë e vendit, bleu një libër të Kuranit dhe nisi ta lexojë. “Ndërsa lexoja lusja Zotin të më udhëhiqte në këtë udhëtim që kisha përpara vetes”, rrëfen ai, duke shtuar se gjatë asaj kohe ishte kaluar shumë kohë në lutje dhe shumë kohë në gjunjë.
“Kurani vërtet që më tronditi. Është pothuajse një libër i frikshëm për t’u lexuar pasi të tregon kaq shumë për veten. Gjeta disa gjëra aty për veten time që nuk më pëlqenin. Kështu që vendosa të bëja ndryshime”, rrëfen Ronney.
“E dija se mund ta ndaloja së lexuari Kuranin në çdo kohë dh eta ndaloja procesin të cilit i kisha fyrë, por e dija gjithashtu se kjo do të thoshte se do të hiqja dorë nga diçka vërtet e rëndësishme. Edhe e dija se cili do të ishte rezultati i këtij procesi: unë do të bëhesha musliman”.
Kështu, vijon rrëfimin Ronney, “vazhdova të lexoja. E lexova tre herë, duke kërkuar për ndonjë yçkël. Por nuk kishte yçkla: ndjehesha vërtet rehat me çdo gjë aty”.
“Pjesa më e vështirë në gjithë këtë ishte kur mendoja se cili do të bëhesha. Do të shndërrohesha në një person të çuditshëm, që vishet ndryshe, flet ndryshe në sytë e të tjerëve? Çfarë do të mendonin familja ime, miqtë dhe kolegët për mua?”.
“Pjesa më e rëndësishme, çfarë do të mendoja për veten time? A do të më pëlqente personi në të cilin do të shndërrohesha?”.
Skocezi rrëfen se shpenzoi shumë kohë duke kryer kërkime online, në kërkim të përjetimeve të njerëzve që kishin kaluar të njëjtën eksperiencë. Por, asgjë nga ato që kishte gjetur nuk dukej se e përmbushte nevojën e tij – udhëtimi i secilit person, sigurisht, është unik. “Sidoqoftë, ishte mirë të dija se edhe të tjerë kishin kaluar nëpër të njëjtën rrugë sikundër unë. E thënë thjesht, iu drejtova atyre burimeve kur u frikësova se do të më shihnin si një gjë të çuditshme”.
Burimet online janë të mira për të zbuluar sesi të falesh në arabisht, të dëgjosh Kuranin të lexuar me zë apo edhe për të dëgjuar muzikë islamike. “Për mua, muzika ishte një mënyrë e shkëlqyer për të kapur disa nga frazat që dëshiroja të nisja t’i përdorja”.
“Kyçi në të gjithë këtë ishte se unë vura në pikëpyetje absolutisht çdo gjë – ashtu si është absolutisht e nevojshme në një bisedë fetare. Ti vë në dyshim atë që dëgjon dhe atë që lexon”.
Nëse ndjen se diçka nuk është e mirë për ty, ky është një tregues I qartë se nuk bën për ty. Duhet të dëgjosh me kujdes intuitën dhe zemrën tënde.
Ky proces për mua zgjati rreth 18 muaj. Disa njerëz marrin më pak kohë, të tjerë më shumë. Edhe unë po e bëja të gjithën i vetëm, pa asnjë ndihmë nga të tjerë. Unë nuk kisha takuar ende asnjë musliman”.
“Pas 18 muajsh, sidoqoftë, e konsiderova veten se isha një musliman. Falesha pesë herë në ditë, mbaja Ramazan dhe e haja e pika vetëm atë që konsiderohej e përshtatshme sipas mësimeve të Kuranit.
Ishte pikërisht në këtë kohë që zbulova se në fakt, në qytetin tim ndodhej një xhami e vogël. Iu afrova xhamisë, trokita në derë dhe u paraqita.
Ata u habitën kur më panë dhe nuk dinin se çfarë të bënin me mua fillimisht, përveçse të më jepnin kombinimin e hapjes së derës së xhamisë dhe të më mirëprisnin në komunitetin e tyre. Unë u pranova që në fillim dhe tashmë jam i përhershëm brenda komunitetit.
Ende kam gjëra për të mësuar, sigurisht.
Çfarë është Islami – dhe si mund tan dash këtë besim nga kultura e dikujt? Është e rëndësishme të theksohet se duhet të pranosh Islamin më shumë sesa kulturat specifike që ndodhen në botën e madhe. Ti gjithnjë e ruan lirinë për të përcaktuar identitetin tënd, për aq kohë sa i qëndron besnik vargjeve të shkruara të Kuranit.
Kështu, pra, unë tani jam një musliman i moshës së mesme, i bardhë dhe skocez. Dhe jam i lumtur për këtë.
Marrë nga the independent
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/