Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi i një protestuesi: çmimi që duhet të paguash kur kërkon lirinë në Egjipt

by te Sheshi
25/01/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Rrëfimi i një protestuesi: çmimi që duhet të paguash kur kërkon lirinë në Egjipt

Plot gjashtë vjet kanë kaluar revolucionit 18-ditor në Egjipt, që rrëzoi nga pushteti autokratin, Hosni Mubarak. Por fushatuesit e të drejtave të njeriut thonë se situata në vend është tashmë shumë më e keqe sesa përpara. Korrespondentët e huaj në vend japin një panoramë të gjerë të asaj që po ndodh në Egjipt, si duket në një artikull të BBC-së.

Sipas korrespondentes së rrjetit televiziv në Kajro, Orla Guerin, gjurmët e shtypjes së  revolucionit kanë mbetur pothuajse në të gjitha segmentet e shoqërisë.

Një prej të rinjve të prekur është edhe Mahmoud Mohammed i cili çdo hap që hedh e ka kujtesë të çmimit që pagoi se dëshironte liri dhe demokraci në Egjipt. 21 –vjeçari ka një çalim të dukshëm dhe mbështetet për të ecur nga patericë – trashëgimi siç thotë, e rrahjeve gjatë pothuajse 800 ditëve në një seri burgjesh. Dhjetë muaj kanë kaluar nga lirimi i tij, por ai ende duket i brishtë.

Mahmoud është një prej mijërave njerëzve që u ndaluan në vitet e fundit nga regjimi i liderit të fortë egjiptian, presidenti Abdul Fattah al-Sisi, ardhur në pushtet pasi si shef i ushtrisë e drejtoi atë për të rrëzuar presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Mohammed Morsin e Vëllazërisë Muslimane, në vitin 2013.

Që nga ajo kohë, Sisi ka vijuar me grusht të fortë mbi kundërshtarët, islamistët, liberalët, gazetarët, punonjësit e ndihmave dhe ikonave të revolucionit të vitit 2011.

Mahmoud u bashkua me këta kundërshtarë të regjimit, në vitin 2014 kur ishte vetëm 18 vjeç. Rrugëtimi i tij i makthshëm nisi më 25 janar, në përvjetorin e revolucionit. Fati i tij duket se u vulos nga bluza që kishte veshur ku shkruhej: “Një komb pa torturë”.

“Ishte një ditë festive për mua”, thotë Mahmoud, duke shtuar se ai nuk ishte pjesë e revolucionit, por besonte në të dhe qëllimet e tij. “Më bëri të ndjehem si qënie njerëzore, me të drejta dhe detyrime. Sot njerëzit e shohin përvjetorin e revolucionit si një ditë të zezë, ata shqetësohen kur vjen kjo ditë. Për mua kishte një atmosferë festive”.

Por, më pas, ashtu si dhe tani-  rrugët rezervohen për mbështetësit e presidentit Sisi. Ata mund të mblidhen lirisht, në kundërshtim me kritikët e tij. Virtualisht, protestat janë të ndaluara.

“Ne ishim dëshmitarë sesi policia hapi zjarr atë ditë- me plumba të vërtetë- mbi demostrues të paarmatosur”.

Mahmoud thotë se nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë protestë, por se u ndalua ndërsa po kthehej në shtëpi. “Oficeri më tha ti ke një fotografi në bluzën tënde’ dhe më arrestoi”.

“Bluza ishte frymëzuar nga revolucioni. E pashë si një gjë të bukur, jo si krim. Një vend pa torturë është një ëndërr që e dëshiron çdokush”.

Kjo ëndërr duket qartë se nuk ushqehej nga policia me të cilën djaloshi u përball atë ditë. Mahmoud thotë se shpejt ata nisën të vënë në punë aftësitë për tortura, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut e kanë dënuar prej kohësh policinë egjiptiane.

“Më keqtrajtuan në pikën e kontrollit, ku u arrestova”, thotë i riu, “më pas më transferuan në komisariatin e policisë. Më vendosën elektricitet në pjesët intime. Më qëlluan me shqelma me këpucët e tyre ushtarake dhe më goditën me shkopinj”.

“Të gjithë e dinin se unë isha atje për shkak të bluzës që kisha veshur.  Ata besonin se kjo ishte një fyerje personale ndaj tyre dhe kështu më rrahën”.

Qëllimi ishte të merrnin një pohim të rreme.

Mahmoud iu kërkoi të mos e qëllonin në këmbë, të cilën e kishte të lënduar që më parë. Por, thotë ai, ata e goditën pikërisht në atë këmbë, e për shkak të gjithë dhunës dhe neglizhencës mjekësore në burg, ai tashmë ka nevojë për patericë dhe dy operacione kirurgjikale.

Rrëfimi i tij është në përputhje të plotë me dëshmitë e të tjerëve që janë ndaluar gjatë viteve të fundit. Kërkesës për koment, qeveria egjiptiane iu përgjigj me heshtje.

Në të kaluarën, autoritetet e kanë mohuar përdorimin sistematik të torturës, duke thënë se mund të ketë pasur raste sporadike.

Djaloshi rrëfen se kaloi 14 muaj mbyllur në një qeli të mbushur plot, ku mezi mund të lëvizte dhe nuk shihte dot dritën e diellit. Kishte në të rreth 150 të burgosur, mes të cilëve kundërshtarë islamistë të regjimit, por edhe persona të akuzuar për përdhunim dhe vrasje.

Mahmoud u lirua marsin e kaluar, pas një fushate të gjerë brenda dhe nga jashtë Egjiptit. Por ndërsa është kthyer pranë familjes në Kajro, ai nuk është tërësisht i lirë. Ende përballet me akuzat e pjesëmarrjes në një protestë të paautorizuar, mbajtje eksplozivësh dhe anëtarësi në një grup terrorist, akuza që i mohon të gjtiha.

“Mund të më kthejnë në burg në çdo kohë. Mund të më marrin duke ecur në rrugë. Që nga lirimi kjo ka ndodhur dy herë. Më kanë mbajtur për disa orë dhe më kanë lëshuar”.

Kritikat nga publiku dhe opozitarizmi paqësor janë ndaluar në Egjipt, sipas aktivistëve. Por megjithë rreziqet, Mahmoud refuzon të heshtë. “Në Egjipt, të drejtat e mua dhe të drejtat e mijëra të tjerëve shkelen, vetëm se ne ëndërrojmë apo shpresojmë për liri”, thotë ai.

“Destinacioni është burgu apo vdekja. Kjo nuk më ndalojë të flas apo të kujdesem për ata mijëra si puna ime”.

Presidenti Sisi ka thënë në të kaluarën se stabiliteti është më i rëndësishëm sesa liria, por ai këmbënguli se diktatura nuk mund të kthehet në Egjipt. Kritikët besojnë se në disa drejtime, diktatura nuk është zhdukur kurrë.

I pyetur nëse revolucioni tashmë është i vdekur, Mahmoud përgjgijet shpejt:

“Jo, aspak”, këmbëngul ai. “25 Janari është një ëndërr që nuk do të vdesë kurrë. Revolucioni jeton në zemrat e njerëzve si unë, të çdokujt që beson në të. Regjimi aktual po përpiqet dëshpërimisht ta fshijë nga kujtesa”.

Ndërsa për bluzën që e futi në telashe, ai nuk ka pendesë.

“Gjithnjë kam thënë se nëse do kthehesha pas, pavarësisht gjithë abuzimit që vuajta, do ta vishja sërish atë bluzë”, thotë ai.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Papa, thirrje mediave: Boll me lajme të këqija!

Papa, thirrje mediave: Boll me lajme të këqija!

Disa nga arsyet pse duhen konsumuar sa më shpesh bananet

Disa nga arsyet pse duhen konsumuar sa më shpesh bananet

Basha: ju rrëfej një vetëvrasje për dritat e papaguara dhe mungesën e tyre

Basha: ju rrëfej një vetëvrasje për dritat e papaguara dhe mungesën e tyre

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni