Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi i një ish-zyrtari ministrie në Kosovë: mafioziteti i uzurpimit të disa pronave shtetërore gjatë pasluftës

by te Sheshi
04/07/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Rrëfimi i një ish-zyrtari ministrie në Kosovë: mafioziteti i uzurpimit të disa pronave shtetërore gjatë pasluftës

Nga Shkëlzen Rrecaj

Është e ditur tashmë se ndër pasionet e mbrapshta më të mëdha të shfaqura në shoqërinë kosovare të pasluftës, është uzurpimi i pronave shtetërore, ose ose ndërtimi në tokë shtetërore; diçka a ngjashme kjo dhe në post-komunizmin shqiptarm ndryshe tranzicionin. Një lukuni individësh, përgjithësisht të ardhur nga politika, biznesi, por që i lidhur me patjetër me politikën, si edhe nga radhët e luftës, që si të ishin një bandë e organizuar mafioze, u janë vërsulur në vite objekteve të shtetit, duke i privatizuar me të gjitha mënyrat, por assesi në përputhje me ligjin. Dhe pikërisht këtu qëndron dhe abuzivitet më i madh, për të cilin konsiderohet uzurpim, më tepër se privatizim.

Një pjesë e tyre është arritur të lirohen pas 17 vjetësh zënie,  por ka akoma sosh që mbeten në duart uzurpuesish, dhe për të cilat nuk dihet se a i zotëron shteti.

Disa prej tyre janë:

1. Ish-Objekti i Kryqit të Kuq të Prishtinës, tashmë aty është hapur një bar restorant.

2. Objekti tjetër është në lagjen “Ulpiana”, ku tani është e vendosur “Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve” .

3. Po ashtu është edhe një objekt pranërrugës për Fushë Kosovë, afër ish-Fabrikës së Amortizatorëve për të cilin objekt nuk dihet se kush e menaxhon apo nëse është privatizuar apo jo.

4. Pas luftës një objekt privat është ndërtuar në tokën e Ibër-Lepencit në Prishtinë.

Lidhur me këto objekte, fatin e tyre, ka pranuar të flasë Avdi Gjonbalaj, ish- zyrtar i lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga ajo çfarë thotë z.Gjonbalaj, kuptohet më së miri se çka ndodhur përgjithësisht me pronën shtetërore në periudhën e pasluftës.

Dikur këtu ka qenw kryqi i kuq tani bar restorant

Për objektin ku dikur ka qenë i vendosur Kryqi i Kuq (tanikafe-bar “Soma”, përbri ndërtesës së Qeverisë), z. Gjonbalaj deklaron: “Ky objekt është ndërtuar për departamentin e ujërave dhe atëherë ne i kemi thënë komitet. Më pas është bërë drejtori krahinore. Në atë kohë drejtori i drejtorisë krahinore ka qenë anëtari i qeverisë. Aty janë ndërtuar 14 zyra dhe kemi punuar deri në shtator të vitit 1990, nga ku më pas na largoi policia serbe. Pas luftës në këtë objekt e kanë vendosur Kryqin e Kuq të Komunës së Prishtinës”

Gjonbalaj më tej vazhdon duke thënë se pas zhvendosjes së Kryqit të Kuq në një objekt tjetër, ky objekt si duket është privatizuar dhe aty është hapur një bar restorant.

“Kur e kam parë që është privatizuar, unë i kam dërguar një e-mail Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe kam kërkuar të di se si mund të privatizohet objekti që është pronë e shtetit, kur e di që me ligj nuk ka mundësi privatizimi. Më kanë orientuar në Zyrën Rajonale të AKP-së, ku kam shkuar dy herë, pa mundur të marrë kurrfarë informacioni. Kam shkuar prapë duke e ditur se ky objekt nuk ka mundësi të privatizohet, për shkak se është i përkohshëm dhe se nuk i plotëson kushtet, as nga aspekti urban e as nga ai pronësor-juridik. Për këtë objekt më kanë dhënë dëshminë se ka qenë në emër të ndërmarrjes hoteliere “Sloga”. Nuk ka mundur të kalojë në emër të ndërmarrjes hoteliere “Sloga”, prandaj konsideroj se aty janë bërë dallavere dhe se kush e kë bërë këtë nuk e di”, deklaroi z. Gjonbalaj

Pas luftës, mu në mes të gëzimit për çlirimin nga okupatori serb, ndodhi ajo që  të kthyerit dhe ata që kishin mbetur në Kosovë, menjëherë filluan të uzurponin objektet, tokat shtetërore që dikur i kishte uzurpuar Serbia.

Ky objekt është ndërtuara pas luftës në token e Iber Lepencit

Për të gjitha këto rrëfen z. Gjonbalaj: “Po është një objekt që Ministria e Mjedisit, e ka kthyer në pronësi, por jo tërësisht. Fjala është për objektin ku është vendosur drejtoria e Ibër-Lepencit, kati përdhes dhe i parë, diku rreth 460 m². Ky objekt ishte ndërtuar me fonde të buxhetit të Kosovës. Qeveria e atëhershme e Kosovës dikur ia pati dhënë për shfrytëzim një ndërmarrjeje hidro-ekonomike, e cila më pas është shuar dhe prapë i është dhënë një enti për hidro-ekonomi që është themeluar prej BVI-së. Pas luftës e ka shfrytëzuar një person, i cili e ka regjistruar si institut për Hidro-Ekonomi në UNMIK, edhe pse ligji i asaj kohe për ujëra, më konkretisht neni 38 (i vitit 1976, që ka qenë në fuqi në atë periudhë) thoshte se të drejtën e themelimit e kishte vetëm bashkësia shoqërore-politike, që dikur i kemi thënë  organi i pushtetit, e assesi individi. Prandaj është regjistruar dhe shfrytëzuar privatisht dhe ilegalisht. Tani kam marrë vesh se Ministria e Mjedisit e ka fituar kontekstin dhe sipas ligjit në fuqi për ujëra asaj duhet t’i kthehetky objekt. Deri më tani ministria nuk e ka kërkuar ashtu siç duhet.”, shprehet z. Gjonbalaj.

Sipas burimeve tona, kjo ministri i ka paguar qira uzurpuesit për shfrytëzimin e objektit që i takonte asaj me ligj. Një absurditet ky i llojit të vetë. Por kjo nuk përfundon këtu. Kësaj ministrie i  mungojnë edhe disa objekte të tjera dhe këtë na e konfirmon z. Gjonbalaj. “Është edhe një objekt tjetër në lagjen “Ulpiana”, aty afër Kishës Katolike, objekt i cili ishte blerë për nevoja të Bashkisë Vetëqeverisëse të Interesit të Kosovës (BVI), i cili ishte marrë me kontratë po nga Bashkëqeverisja e Interesit të Banesave. Ky objekt ka qenë e një serbi, të cilit i janë paguar paratë. Aty ka qenë e vendosur Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit, por këtë objekt nuk dihet se kush e menaxhon dhe i kujt është.

Në këtë Objekt është vendosur Qendra për mbrojtejen e grave dhe fëmijeve

Ka patur tentime që të uzurpohet, por një gjë e di sigurt që nuk e administron Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,” shprehet ai.

Ndërsa për objektin e tretë, z. Gjonbalaj thotë: “Objekti tjetër që ka sipërfaqe prej 37 arësh është afër ish-Fabrikës së Amortizatorëve. Ky objekt është blerë nga BVI, ku një pjesë të parave janë paguar nga mjetet e siguruara nga buxheti i KSA-së të Kosovës për veprimtari të Entit Hidrometeorologjik dhe tjetra pjesë është siguruar nga buxheti i Kosovës. Pra, paratë nuk janë siguruar nga BVI për ekonominë ujore. Që nga mbarimi i luftës, kjo sipërfaqe shfrytëzohet nga persona privatë, sikurse është shfrytëzuar deri më tani edhe objekti i Institutit Hidrometeorologjik për qëllime hoteliere (restoranti i famshëm“Pëllumbi”). Këtë objekt nuk e ka në zotërim Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Për këto objekte. me aq sa di unë, deri vonë askush nuk ka tentuar t’i rikthejë në pronësinë publike.” shprehet z. Gjonbalaj.

Për t’i vërtetuar pretendimet e ish-zyrtarit të lartë në MMPH, z. AvdiGjonbalaj, portali tesheshi.com i ka dërguar pyetje Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por  që asnjëra prej tyre nuk ka denjuar deri më tani që të kthejë përgjigje. /tesheshi.com/

Related Posts

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Next Post
Presidenti Erdogan: refugjatët sirianë  do të mund të marrin shtetësinë turke

Presidenti Erdogan: refugjatët sirianë do të mund të marrin shtetësinë turke

Kamikazi hedh veten në erë pranë konsullatës amerikane në Arabinë Saudite

Kamikazi hedh veten në erë pranë konsullatës amerikane në Arabinë Saudite

Trafikim klandestinësh, arrestohen 38 persona në Itali

Trafikim klandestinësh, arrestohen 38 persona në Itali

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni