Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi i kumanovarit Naser Neziri, mekanikut që u bë aktor në Belgjikë: kurrë nuk do luaj shqiptarin negativ

by te Sheshi
30/10/2017
in Intervista, Kryesore, Kulturë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Rrëfimi i kumanovarit Naser Neziri, mekanikut që u bë aktor në Belgjikë: kurrë nuk do luaj shqiptarin negativ

Nga Aurora Allushaj, Bruksel

Shumëpak ose aspak është folur për të në median shqiptare. Ai është i qetë, symprehtë, fytyrën  e ka të rrahur me vaj e uthull, siç ndodh jo rrallë me ne shqiptarët. Naser Neziri, është një aktor shqiptar. I lindur në Kumanovë e i rritur në Belgjikë, ai ka një histori të rrallë.  Nga fëmijëria e tij mban mend fshatin, aromën e tokave dhe vatrën e ngrohtë ku mblidheshin të gjithë bashkë.

Në moshën 9-vjeçare mbërrin në Bruksel ku nis një jetë të re sëbashku me familjen. Gjuhën shqipe e ka kultivuar nga babai, ai nuk ka pranuar kurrë që ata të flisnin frëngjisht në sallën e ngrënies, ishin të autorizuar vetëm në dhomën e studimit. Dënoheshin nëse do të guxonin të flisnin frëngjisht në ambientet e tjera të shtëpisë. Në një bashkëbisedim të gjatë, Neziri ka folur për episodet më kulminante të jetës së tij. Studimet për mekanik, punën 11-vjeçare si agjent sigurimi e deri tek rolet si aktor. Në telefilmin më të fundit që po xhiron, ka rolin e një shqiptari.

Do të doja ta nisja këtë intervistë me ju me një pyetje prezantuese: Cili është Naser Neziri?

Jam lindur në Kumanovë më 17 prill 1963 e më pas kam ardhur në Belgjikë në vitin 1972. Jam fëmija i pestë i dy prindërve të mrekullueshëm shqiptarë. Im at ka qenë garazhist e më pas fotograf, ndërsa nëna rrobaqepse.  Kam studiuar për mekanik e kam punuar në garazhin e bababit tim. Kam ndërruar disa profesione derisa realizova ëndrrën time, aktrimin. Kam punuar si kameraman me Valerie Vanhutvinck, regjizore dhe drejtoreshë e grupit teatral “Les Rougisseur”. Kam qenë drejtor fotografie në parkun e njohur “Walibi”.

Si arritët ta plotësonit ëndrrën tuaj?

Mendoj që nuk ka gjë që nuk arrihet nëse me të vërtetë e do. Në çdo punë që kam bërë kam vendosur vullnetin dhe pasionin tim. Çdo sakrificë e kam parë si një shkallë për tu ngjitur gjithmonë e më lartë, derisa kapa’ hënën’. E kam nisur punën në garazhin e babait tim si mekanik, në të njëjtën kohë ndihmoja edhe nënën në atelienë e saj si rrobaqepës. Kam punuar si agjent sigurimi për 11 vite e si fotograf gjithashtu. Në fund ja arrita qëllimit, hyra në botën e aktrimit.

Cilat kanë qenë hapat e para? Rolet tuaja deri tani?

Filmi i parë është “In” në vitin 2001 i cili ka fituar çmimin si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në Festivalin Internacional të flmit në Bruksel. Kam aktruar në filmin e shkurtër “Koro” të Guldem Durmaz në 2003. Në vitin 2013 kam ideuar “Camera Quartier” me të rinjtë e Schaerbeek, ku kam qenë regjizor, aktor dhe kameraman. Në të njëjtin vit kam qenë aktor i pesë filmave me metrazh të shkurtër realizuar nga “Bakavaro Channel”. Në vitin 2014 kam marrë pjesë në filmin e parë me metrazh të gjatë “Adil El Arbi dhe Bilal Fallah” dhe “Black”.  Në vitin 2016 kam filluar te jap leksione për filma dhe aktrim në A.S.B.L “Camera Quartier” në Bruksel. Në 2017 kam marrë pjesë në filmin “Patser” në rolin e një kolumbiani, filmi del në kinema në janar të 2018. Kam nisur para pak muajsh rregjistrimin e serialit belg “Champion” që do trasmetohet në qershor të vitit që vjen në RTBF, kanalin zyrtar belg në gjuhën frënge. Në këtë serial luaj rolin e një shqiptari të quajtur Atila. Jam shumë entuziast, pasi përpos faktit se do të trasmetohet para ndeshjeve të Botërorit, në të do të ketë edhe pjesë ku do të dëgjohet muzikë shqiptare e do të promovohet kultura jonë.

Fakti që ju jeni shqiptar si ka ndikuar në karrierën tuaj?

Personalisht ka qenë një avantazh: ne shqiptarët jemi kokëfortë, të vendosur e guximtarë. Në sytë e të tjerëve nuk kam hasur kurrë probleme. Në vitet kur kam ardhur në Belgjikë, shqiptarët respektoheshin shumë. E njëjta gjë vazhdon edhe sot, me ndonjë ndryshim fare të vogël. Flukset emigratore i kanë këto.

Si e ke njohur Shqipërinë? Kur ka qenë vizita e parë?

Shqipërinë e kam njohur nga babai im. Ai na fliste gjithmonë për të, kur u rrita fillova të lexoj dhe të kërkoj më shumë informacion për të. Im atë na thoshte gjithmonë:  “Shqipëria është xhepi ynë, duhet me e mbajt atë vend”. Kohë më vonë, kur Shqipërinë e kishte kapluar komunizmi shkoja me pushime në Korfuz. Nga aty shikoja dritat e Sarandës, e çmallesha deri diku. Vizita e parë ka qenë në Pogradec Eshtë e çuditshme ndjesia dhe emocioni që ndjeva aty.

Nga fëmijëria juaj, vitet që keni jetuar në Kumanovë çfarë kujtoni?

Mbaj mend fshatin, aromën e tokave dhe vatrën e ngrohtë ku mblidheshin të gjithë bashkë. Çdo herë që kthehem kam të njëjtën ndjesi. Kam shtëpi aty, e hera herës rifreskoj kujtimet dhe dhëmshurinë që kurrë nuk shuhen.

Po gjuhën shqipe si e keni mbajtur kaq të freskët dhe të gjallë?

Qesh. Më thonë shpesh se ne, shqiptarët e Maqedonisë e kemi shqipen e kulluar. Kjo është gjuha ime, e prindërve të mi, e gjakut tim. Babai nuk na ka lejuar kurrë të flasim gjuhë tjetër përveçëse shqipes. Në sallon dhe dhomën e ngrënies nuk na është lejuar, dritën jeshile e kishim vetëm në sallën e studimit. Nëse do guxonim të thyenim rregullin, dënoheshim.

Sipas jush cila është veçoria që karakterizon shqiptarin?

Pa u menduar fare të përgjigjem: besa, guximi dhe mikëpritja. Për këtë jam shumë krenar. Këtu në Belgjikë njoh shumë shqiptarë të tillë, më ngrohet zemra teksa i shikoj të rregulluar me biznese dhe aktivitete të llojeve të ndryshme.

Nëse do t’iu jepej roli negativ i një shqiptari a do ta pranonit?

Nuk do ta pranoja kurrë. Aktrimi për mua është një mision. Dua t’iu përcjell belgëve vyrtytet më të mira të popullit tim. Në Francë kam dëgjuar të thonë mos u bëj si shqiptar, ekspozimi në filma si mafioz, vrasës a hajdut jep efekte të tilla.

Si e njihni historinë e Shqipërisë?

E njoh nga Skënderbeu, ai është krenaria jonë.  Skënderbeu ka vdekur, si trashëgimi na ka lenë një flamur. Pa flamurin me dy krena ne nuk do të ekzistonim.

Keni projekte për të aktruar në Shqipëri? Keni pasur oferta?

Kam pasur një ofertë nga Musa Isufi, për të luajtur në Maqedoni. Në Shqipëri ende, edhe pse projekte në mendjen time kam shumë.

Çfarë do t’i thonit publikut shqiptar, e mbi të gjitha emigrantëve?

Mos i vrisni ëndrrat, besoni në to. Gjërat që më shumë duam realizohen një ditë. Emigrantëve shqiptarë: përcillni vyrtytet më të mira, ne jemi pasaporta shqiptare në botë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Next Post
Paralajmërohet hapja e katër qendrave inovative në Kosovë

Paralajmërohet hapja e katër qendrave inovative në Kosovë

Si ta bëni më frymëzues këndin tuaj të leximit (foto)

Si ta bëni më frymëzues këndin tuaj të leximit (foto)

Dorëheqja e kreut të SHISH-it, Basha i bën përkthim politik: nga presion i Ramës!

Dorëheqja e kreut të SHISH-it, Basha i bën përkthim politik: nga presion i Ramës!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni