Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi i oficerit: si shpëtova nga shpërthimi i 1997 në Picar, ku 4 ushtarakë më vdiqën para syve…

by te Sheshi
25/08/2017
in Intervista, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Rrëfimi i oficerit: si shpëtova nga shpërthimi i 1997 në Picar, ku 4 ushtarakë më vdiqën para syve…
10
SHARES

Rreth 20 vjet më parë, në fshatin Picar të Gjirokastrës, 4 oficerë ushtrie ndërruan jetë dhe u plagosën shumë të tjerë. Ishte viti i mbrapshtë, kur shqiptarët iu turrën depove të armatimit dhe pasi rrëmbyen dhe shkatërruan çfarë gjetën para, municionin që i dukej jo i vlefshëm e lanë rrugës.

Për të mbledhur këtë municion që përbënte rrezik të lartë për cilindo, në maj të vitit 1997 u dërguan 15 oficerë nga divizioni “Labëria” që nisën një operacion për të zhvendosur në depo atë që ishte rrëmbyer dhe ishte lënë në mes të katër rrugëve.

Por 4 prej ushtarakëve, Vladimir Çumaku, Bardhyl Këlliçi, Albert Lela dhe Ferdinand Dosti humbën jetën si pasojë e një shpërthimi.

Ngjarjen e 1997-ës e rikujton Pëllumb Shalari, një nga të mbijetuarit e shpërthimit të Picarit, që në atë kohë ndoshta nuk tërhoqi vëmendjen, për shkak të kaosit që ndodhej i gjithë vendi.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Shalari risjell në kujtesë çastet më të vështira, ndërsa apelon që shteti të ushtrojë më shumë vëmendje për raste të tilla.

Divizioni i njësisë Gjirokastër 20 vjet më parë u nis në një mision, cili ishte shkaku?

Ishim 15 oficerë të shtabit të divizionit “Labëria” Gjirokastër. Në 15 maj 1997 ne ndërmorëm një mision të vështirë, atë të grumbullimit të municioneve dhe eksplozivëve të shpërndara nga trazirat e ’97. Këta përbënin një rrezik vdekjeprurës për banorët e zonës dhe vetëm ne mund ta përballonim këtë rrezik, dhe e bëmë.

Kush u vendos në krye të këtij operacioni?

Ish-shefi i armatimit të njësisë, Vladimir Çumaku drejtoi zbatimin e masave në grumbullimin dhe sistemimin e arsenaleve ushtarake. Atë ditë ai sa kishte dorëzuar shërbimin e oficerit të rojës kur mori një telefonatë nga e shoqja, e cila po e priste në shtëpi, por Vladimiri i tha se nuk kishte mundësi dhe u nis për në misionin që i ishte caktuar.

Çfarë ndodhi gjatë evakuimit të municioneve?

Filluam me shumë kujdes, grumbulluam predhat e para dhe i sistemuam në karroceri të makinës. Vazhduam disa çaste kështu nën tension dhe ankth. Me duart te predhat u përballëm me barutin përvëlues. Por operacioni u ndesh me të papritura që në fillim dhe tragjedia ndodhi që në orët e para. Grup depot e municioneve luftarake shpërthyen në flakë, zjarri erdhi sa hap e mbyll sytë. Askush nuk e kuptoi nga erdhi shkëndija që ndezi një seri predhash. Për orë të tëra zona e Picarit përjetoi tmerr dhe tension. Predhat filluan të shpërthenin në seri dhe 15 oficerët në mision u prekën nga rrezja e këtyre shpërthimeve.

A pati një moment paralajmërues apo shpërthimi ishte i menjëhershëm?

Nuk pati një moment paralajmërues. Në momentin që ndodhi shpërthimi, nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte. Dola nga zona e zjarrit dhe pashë të më kalonte përpara Vladimir Çumakun dhe Arben Çelën. Trupi i tyre po mbulohej nga flakët dhe ndërkohë që digjej ato vraponin për të gjetur sadopak shpëtim. Në çast mu gjend pranë Ferdinand Dosti, i cili dhe pse ishte në gjendje të keqe, mu afrua dhe më kërkoi të ndihmonin Albertin dhe Bardhin, të cilët kishin mbetur mbi karroceri të makinës duke sistemuar predhat dhe nga çasti në çast pritej një shpërthim tjetër. U dëgjua një gjëmim i tmerrshëm dhe nuk munda të kuptoja më asgjë, shumë vonë mora vesh se ç’ kishte ndodhur.

Kush ju ndihmoi pas shpërthimit?

Nga zhurma e shpërthimeve dhe britmat u mblodh i gjithë fshati dhe u përpoq të na japë ndihmën e parë, dhe më pas u dërguam për në spitalin e Gjirokastrës. Disa prej nesh prej plagëve të rënda u nisën për në Greqi. Por 4 prej shokëve të mi kolegë nuk mundën të mbijetonin. Kështu katër nga oficerët e divizionit “Labëria” ranë në krye të detyrës, duke shkuar më ndërgjegje drejt rrezikut.

Kush ishin dëshmorët që humbën jetën në këtë tragjedi?

Katër oficerët që shkelën mbi vdekjen e tyre për të shpëtuar jetën e banorëve të krahinës ishin: Vladimir Çumaku i datëlindjes 1955 në Gjirokastër, i martuar me dy fëmijë, punoi me përkushtim në Korçë dhe në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër. Albert Lelaj i datëlindjes 1958,i martuar me dy fëmijë, punoi me përkushtim në reparte të ndryshme në Gjirokastër. Ferdinand Dosti i datëlindjes 1968 në Tolar Përmet,i martuar me një fëmijë, e filloi karrierën e tij ushtarake në Sarandë dhe e mbylli atë në moshë të re në Picar, Gjirokastër. Bardhyl Këllici i datëlindjes 1966 në Leskaj Përmet, i martuar me dy fëmijë, punoi pa pretendime në reparte të ndryshme në Gjirokastër.

Përveç viktimave a pati të lënduar?

Gjatë shpërthimit u plagosa unë dhe pothuajse të gjithë kolegët e mi që ishin pjesë e këtij operacioni. Mund të përmend: Jorgo Nikolla, Pëllumb Shalari, Fotaq Neti, Çlirim Selami, Ilo Rizo, Fejzi Duro, Neki Haredini, Mete Peçi, Shpëtim Sinani, Robert Brako dhe Gëzim Goxhaj.

A mund të parandalohej kjo katastrofë?

Ky operacion sado i rrezikshëm, duhej nisur sa më parë. Ne e kishim bërë vlerësimin e riskut, por atdheu i kërkonte në ato situata të vështira, ndaj kjo është një dilemë që çdo njeri që do prekej nga ngjarja, do e ngrinte, por edhe pas kaq shumë vitesh nuk kam një mendim të qartë për këtë gjë, ka raste kur mendoj që po, mund të parandalohej, pastaj me bindje gjykoj që jo.

Sa është kujtuar shteti për këto dëshmorë?

Normalisht 4 oficerët janë shpallur dëshmorë dhe trajtohen nga shteti me këtë status, gjë që bën të mundur që familjarët të marrin pension. Gjithashtu, në nderim të dëshmorëve, sheshi kryesor në qendër të qytetit të Këlcyrës, mori emrin “Bardhyl Këlliçi”. Por si detyrimi më i vogël ndaj atyre që ikën në krye të detyrës, unë dhe kolegët e mi i përkujtojmë në çdo rast, madje njëri prej të mbijetuarve Mete Peci ka shkruar librin “Puthje mbi mermer” për 4 dëshmorët, shokët tanë.

Cili është apeli juaj?

Forcat e armatosura janë e vetmja strukturë e organizuar që japin kontributin e tyre maksimal në të gjitha emergjencat civile, ashtu siç e dhanë në vitin e mbrapsht ’97, ashtu e japin edhe sot. Por, kërkohet më shumë vëmendje nga organet ligj zbatuese të këtij vendi, si nga ana morale edhe nga ajo financiare. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Stërvitja e përbashkët Rusi-Bjellorusi shqetëson NATO-n, Stoltenberg: s´ka transparencë

Stërvitja e përbashkët Rusi-Bjellorusi shqetëson NATO-n, Stoltenberg: s´ka transparencë

Republikanët do të garojnë më vete në zgjedhjet e 25 qershorit

Mediu reagon pas akuzave të Ramës për trupin diplomatik: kërkon t´i bëjë pjesë të tepsisë…

Isa Mustafa “gëlltit” akuzat për 70 dosjet: jam i hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen

Isa Mustafa “gëlltit” akuzat për 70 dosjet: jam i hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni