Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi i Musa Beranit, njeriu i lopës së famshme, dhuratë për minatorët grevistë të Trepçës

by te Sheshi
23/02/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Rrëfimi i Musa Beranit, njeriu i lopës së famshme, dhuratë për minatorët grevistë të Trepçës

Nga Musa Mustafa

Kanë kaluar 27 vjet që kur minatorët shqiptarë të Trepçës në Stan Tërg, nisën një grevë të pazakontë në zgafellat e minierës, një akt që shënoi një erë të re për Kosovën, në luftën e saj për liri, të drejta e pavarësi nga Serbia. Ajo ngjarje pati shumë bujë; dhe më e bujshmja brenda saj, ishte dhurimi i një lope që një mitrovicar ua bëri minatorëve grevistë.

Musa Berani, dhuruesi i lopës, akt që zuri vend dhe në mediat e huaja, sot është 65 vjeç. Edhe ai thotë se greva 8-ditëshe e minatorëve të Trepçës në Stan Tërg ishte themeli i shtetësisë së Kosovës, i bashkimit të shqiptarëve, i krijimit të UÇK-së dhe shkatërrimit të tërësishëm të Jugosllavisë së Titos.

download

Por si e kujton Berani aktin e dhurimit të lopës, që për të është një ndër përjetimet më të rralla dhe më të bukura te jetës së  tij sa është gjallë.

“Lopën që dhurova unë nuk ishte asgjë, por bëri një jehonë të madhe në opinion, pasi që me sytë e mi kam para edhe gra të cilat në hyrje të minierës së Trepçës në Stan Tërg, kanë hequr nga fyti varëse të arit e stoli të tjera duke i dhuruar për minatorë, apo dhe persona që dhuronin para, marka dollarë, franga zvicerane”, thotë Berani.

Dhe vazhdon ai rrëfimin: “Nuk e di saktë datën,  ka qenë 21 apo 22 shkurti i vitit 1989, por në atë mëngjes pasi që kisha mjelë lopët në ahurin tim, u ktheva në dhomë brenda ku babai qëndronte i shtrirë pasi që ishte shumë i sëmurë. Ishim duke shikuar lajmet në televizor dhe për një moment babai po më thotë: ‘lehtë është për ty është o Musoo, plotë ahurin e ke me lopë, po ata minatorët atje në Jamë (minierë), ata e kanë shumë të vështirë’, duke ma bëri me shenjë se unë duhesha ta dhurojë një lopë për minatorët.   Të nesërmen në mëngjes, ka qenë ditë e shtunë kam shkuar në ahur ku kam zgjedhur lopën më të mirë të cilën e kam marrë dhe e kam dërguar në Stan Tërg”, tregon Berani.

Ai më pas sqaron se tërë rrugën, nga Mitrovica deri në Stan Tërg,  rreth 7-8 km, e ka bërë në këmbë.  “Kur mbërrita aty, lopën e kam lidhur për rrethojën e oborrit të minierës dhe rojës që ishte aty i thashë se këtë lopë e kam sjellë për minatorët. E di se lopën e kanë therur në minierë, porse mishin në vend që ta hanë jua kanë shpërndarë të varfërve”, sqaron Berani, i cili pra zbulon dhe këtë detaj tjetër kaq interesant të asaj ngjarjeje.

greva_e_minatoreve_te_trepces_

“Unë nuk kam punuar kurrë në minierë, por u solidarizova me minatorët pasi që ata po na mbronin me jetën e tyre nga terrori që po ushtronte Serbia me Millosheviqin mbi shqiptarë e Kosovës. Ka kaluar shumë kohë, pra 27 vite, nuk i kam ra pishman asaj pune, por jam i revoltuar me qeverinë dhe institucionet e tjera të Kosovës që deri më tani nuk kanë bërë gjë për të pasur një të ardhme më të mirë”, qahet ai duke gjykuar kështu mbi realitetin në të cilin ndodhet Kosova.

Ai ka shtuar se ato 8 ditë të grevës së minatorëve të Trepçës i ka përjetuar shumë keq, por se dhe ka qenë krenar pasiqë populli shqiptar jo vetëm në Kosovë, por në tërë Jugosllavinë ku ka jetuar, për herë të parë është bërë i gjithi bashkë, në një gojë.

“Por me lopët nuk më eci mirë”, thotë Berani duke qeshur, dhe shton se gjatë luftës policia dhe paramilitarët serbë ia kanë marrë 3 të tilla, ndërsa njërën ja kanë vrarë.

“Dhe kështu mbeta pa lopë”, shton ai.

Rasti i dhurimit të lopës për minatorët atë botë, bëri aq bujë sa Musa Berani thotë se policia serbe nisi ta kërkonte për ta burgosur.

“Pas dy ditëve, shkova prapë në Stan Tërg për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të minatorëve.  Aty, disa policë serbë me rroba civile tentuan të më arrestonin, por disa minatorë e punëtorë të Trepçës reaguan dhe më shpëtuan nga policia duke më futur në një makinë e sjellë në Mitrovicë. Që nga ajo ditë dhe rreth 4 muaj, nuk kam fjetur në shtëpinë time, por tërë kohën e kam kaluar tek dajat e mi në fshatin Zhabar, tek kushërinjtë në fshatin Klinë të Skënderajt, si dhe tek miku i im Ibrahim Vidishiqi, dhe kështu policia nuk mundi të më arrestojë për këtë punë.”

Dhe merak të madh ka faktin se për atë ngjarje nuk ka asnjë fotografi, pra asnjë lloj kujtimi që sytë e brezave të mund ta shihnin.

“Nuk kam asnjë fotografi nga ajo ditë. Gjatë luftës e humba atë faqe të gazetës ‘Rilindja’, ku krahas një letre përkrahjeje që madhi Bekim Fehmiu iu kishte dërguar minatorëve, ka qenë edhe shkrimi për dhurimin e lopës nga ana ime”, shprehet i pezmatuar Berani.

Musa Berani tani jeton me gruan dhe tre fëmijët e tij në qendër të Mitrovicës, i papunë e në kushte të vështira ekonomike. Por në zemër e ndërgjegje ka një pasuri të madhe, kujtimin e bukur të një akti njerëzor e kombëtar, dhurimin e një lope për minatorët grevistë në Stan Tërg. /tesheshi.com/

Related Posts

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë
Sociale & Shoqëri

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Next Post
Policia maqedonase nuk lejon familjarët e grupit të Kumanovës në seancën gjyqësore

Policia maqedonase nuk lejon familjarët e grupit të Kumanovës në seancën gjyqësore

Basha kërcënon me bojkot: ja kushtet tona për të qëndruar në Kuvend

Basha kërcënon me bojkot: ja kushtet tona për të qëndruar në Kuvend

Magjia e lumit që vlon në Peru (foto)

Magjia e lumit që vlon në Peru (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni