Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi i fotografe Marjanës: Fotoshopi i 40 vjet më parë dhe një histori që e la jashtë partisë

by te Sheshi
26/03/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Rrëfimi i fotografe Marjanës: Fotoshopi i 40 vjet më parë dhe një histori që e la jashtë partisë

Nga Bardha Nergjoni

Marjana prej 44 vjetësh ushtron profesionin e fotografes. Eshtë ndër të paktat femra që mori aparatin qysh në moshë shumë të re dhe vazhdon edhe sot të fotografojë në kohën kur konkurenca është shtuar mjaft dhe teknologjia dominohet nga të rinjtë. Ky zanat, domozdoshmërisht lidhet edhe me riparimin apo përmirësimin e fotove që sot njihet si photoshopi i famshëm. Ky program kompjuterik, 40 vjet më parë ishte një punë me dorë që quhej retush. Marjana Danksi ka punuar për shumë vite me retushimin dhe e kujton si një punë të bukur që i jepte shumë kënaqësi njerëzve që dilnin në fotografi.

Edhe photoshopin ajo e quan një zgjidhje për shumë probleme të fotografisë, por jo nëse ekzagjerohet. Marjana ka mësuar shumë nga ustai i saj i parë, të cilin gjithmonë e përmend si njeriun që i dha shumë në punën e saj. Retushimin e ka mësuar nga ai dhe këmbëngulja e vazhdueshme për të riparuar difektet e fotografive.Në fakt, ajo kthehej shpesh edhe në parukiere apo stiliste e personazheve që fotografonte pasi dihet që në atë kohë fotografia merrte një rëndësi të madhe.

Fotografja e vjetër ka kaluar shumë peripeci nga fotografitë, një prej të cilave  bëri që të mos antarësohej asnjëherë në partinë komuniste.  Sot vazhdon të luajë me dritë-hijet dhe të bëjë foto të mira megjithëse e pranon se nëpërmjet teknologjisë të rinjtë ecin më shpejt. Por gjithësecili ka stilin ne tij dhe për Marjanën të jesh origjinale është rruga drejt të cilës duhet të ecin të gjithë fotografët.

Marjana ka filluar të merret me fotografinë qysh në moshën 14-vjeçare dhe sot në prag të daljes në pension tregon eksperiencën e saj, retushimin e fotove dikur dhe disa këshilla për fotografët e rinj pa shumë fotoshop.

Pse zgjodhët zanatin e fotografes, jo shumë i preferuar për femrat në atë kohë?

Unë e kisha shumë pasion pikturën dhe doja të vazhdoja arte por në atë kohë duhet të paguaje bursën. Unë kisha vëllain më të madh me pagesë dhe nëse do të shkoja dhe unë babai e kishte të papërballueshme të na mbante të dy e kështu zgjidhja ishte të filloja punë. Meqenëse më pëlqente piktura kërkova në repartin e pikturës por nuk u krijua hapsirë dhe kështu përfundova në repartin e fotografisë.

Ishte e vështirë në fillim  për ju fotografia dhe përpunimi i saj?

Vitin e parë të punës kam qenë nxënëse pasi në atë kohë bëje një vit stazh, jepje provimin e kategorisë dhe pasi merrje kategorinë filloje punën. Kam pasur një usta shumë të mirë që më mësoi gjithçka di për fotografinë. Ai quhej Shaqir Xhani dhe sigurisht që edhe pas tij qëndronte një tjetër usta i njohur në Elbasan, Kostë Kavaja.  E shikoja ndërsa punonte me filma shirit dhe pllakë filmash me formate të ndryshme. I lyente me matolinë që të ngjiste lapsi dhe në kohën kur ai ikte në Elbasan unë vazhdoja të merresha. Me laps mbushja gropat e zeza ose ndonjë puçër dhe kështu bëhej një punë e imët që quhej retush, ndërsa sot quhet fotoshop. Duke parë ustai që bëja një punë të tillë në negativ, më jepte punë dhe në pozitiv. Riparonim  edhe riprodhimet me thyerje apo plasaritje, mbushnim të gjitha hijet. Normalizonim të bardhën dhe të zezën. Retushi ka qenë një gjë e bukur në atë kohë. Atëherë njerëzit e pëlqenin shumë.

Untitled-8 (1)

 Ju gjithashtu përdorni edhe fotoshopin. Cili është ndryshimi?

Po, është e vërtetë që sot përdor fotoshopin por pa e tepruar. Retushi ishte një lloj fotoshopi pasi ne zbusnim hijet që ishin të egra, hiqnim gjërat e padëshirueshme. Fotografia punohej qysh në negativ, që ishte baza e më pas stampohej. Atëherë nga që ndriçimi arrihej me llampa, ne i vendosmin në mënyrë të tillë që të realizohej një dritë-hijet dhe kështu arrihej një foto e mirë. Fotografia bardh e zi ka qenë fotografia më e bukur për mua pasi realizoheshin të gjitha me dritë-hije.

 A ka fotografia sekrete?

Si çdo zanat edhe fotografia ka sekretet e saj. është shumë e rëndësishme vendosja në një fotografi, këndi si mund ta fotografosh dhe varet nga portreti i njeriut. Pra si çdo punë edhe kjo kishte ato hilet e vogla për ta bërë më të bukur. Në atë kohë pëlqehej shumë fotografia artistike dhe të gjithë mundoheshin të dilnin sa më bukur. Madje unë bëja dhe parukieren apo grimieren për gratë që të ishin sa më të paraqitshme në foto.

Ju qëndruat në Cërrik për shumë vite dhe i bënit të gjitha vetë. Po kur u kthyet në Elbasan vazhduat edhe me retushimin?

U rikthyem në Elbasan në vitin 1983 dhe fillova punë në studion fotografike përballë sahatit. Në kohën kur në Cërrik bëja të gjitha proceset vetë, në Elbasan kishte laborantë dhe realizoja vetëm fotografinë. Kam qenë fotografe në natyrë dhe në ndërmarrje për një kohë të gjatë derisa mora kategorinë e katërt. Mendoni femër unë me biçikletë shkoja në çdo ndërmarrje apo shkollë për të realizuar fotot.

Të paragjykonin si fotografe?

Po, normalisht që kishte paragjykime, por për fat të mirë me bashkëshortin u njoha në ndërmarrje herët dhe ai nuk ishte xheloz, përkundrazi më ka ndihmuar shumë në punën time. Më duhej të shkoja në reparte, shkolla, ushtri. Mendoni isha femër por atëherë ishte kohë tjetër, respektoheshim shumë pavarësisht se ishin shumë të pakta femrat fotografe.

Keni pasur edhe momente të sikletshme pasi në atë kohë duhet t’i përmbaheshe disa rregullave?

një nga momentet më të sikletshme me fotografinë në atë kohë ishte një lloj gjyqi që mu bë vetëm se në një nga fotografitë kishte dalë një nxënës me lugë në gojë.

Untitled-6

Nuk kisha më shumë se dy vjet që punoja në repartin e fotografisë kur më therret drejtori e më thotë të fotografoj disa aspekte të shkollës Bujqësore dhe kështu bëra. I punova të gjitha fotot dhe ja dërgova. Më lajmërojnë një ditë dhe shkoj në zyrën e drejtuesve të asaj kohe. Kisha bërë kërkesë në parti pasi ishte direktivë që duhet të futej gjak i ri dhe mendova se më kishin thirrur për këtë qëllim.

Hyra në zyrë dhe për habinë time ishin mbledhur8-9 veta. Sekretari i parë më pyet: E di pse të kemi thirrur? Në atë moment mendova anëtarësimin por ai më drejtohet me një tjetër pyetje: Ti i kë bërë fotot për bujqësoren? Unë stepem kur më tregon një prej fotografive. Ishte një aspekt në menzë duke ngrënë nxënësit. Në tavolinën e tretë që dukej shumë pak ishte ngritur një nxënës kishte marrë një lugë  dhe e kishte vënë në gojë. Për herë të parë mora një vërejtje.

Filluan të flisnin e të bënin moral por unë se kisha fare çfarë thonin ata. Nuk doja t’i gjykoja por kur filluan të merreshin me atë gjë mendova të dal sa më shpejt nga aty. Unë isha 17 apo 18 vjeç. Në ato momente mendoja: Për kaq gjë kanë thirrur gjithë këta njerëz. E jo më të hysh në parti çfarë mund të bëjnë?

Kur doli përgjegjësi, më tha që të mos mërzitesha. Unë nuk i dëgjoja hiç fjalët por i thash do të vij në zyrë të shoh kërkesën e dokumentet. Sa nxorri dokumentet e kërkesës për anëtarësim i grisa dhe iI bëra të gjitha copë e çikë.

Unë në parti nuk hyj kurrë, i thashë ustait tim. “Ju për një nxënës me lugë në gojë  më bëtë një gjyq e kushedi neser pasnesër të bëni armik të popullit e kështu nuk u anëtarësova kurrë në partinë komuniste.

E keni trashëguar këtë profesion tek fëmijët?

Në fakt fotografë sot po bëhen të gjithë. Fëmijët e njohin shumë mirë zanatin tim por më shumë merret djali dhe bashkëshortja e tij që e punojnë shumë mirë fotografinë. Me kohët që kanë ardhur fotografi nuk është më ai profesion që ishte dikur. Tani të gjithë mund të bëhen mjafton të kenë një aparat profesional. Gjithësesi klienti vazhdon ta bëjë dallimin mes korrektësisë cilësisë dhe çmimit. është ai seleksionuesi më i madh në këtë mori fotografësh. Për mua mbetet origjinaliteti dallimi mes fotografëve profesionistë dhe gjithmonë e sugjeroj për të rinjtë që të jenë sa më origjinalë në fotografi pasi arti është origjinal dhe jo imitim. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Kombëtarja humb miqësoren me Austrinë

Kombëtarja humb miqësoren me Austrinë

Manovra e re e Beogradit: Gati kërkesa për të marrë 44 mijë prona në Kosovë

Manovra e re e Beogradit: Gati kërkesa për të marrë 44 mijë prona në Kosovë

Të rinjtë e Beogradit kërkojnë drejtësi për krimet serbe në Kosovë

Të rinjtë e Beogradit kërkojnë drejtësi për krimet serbe në Kosovë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni