Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimet e mbijetesës nga tërmeti në Itali: do kujtoj deri sa të vdes murmurimën djallëzore të mureve që lëviznin

by te Sheshi
26/08/2016
in Bota & Rajoni, Intervista, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrëfimet e mbijetesës nga tërmeti në Itali: do kujtoj deri sa të vdes murmurimën djallëzore të mureve që lëviznin

Ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë kërkimet e ethshme për trupat e viktimave apo për të mbijetuar, në rrënojat e qyteteve të Italisë qendrore, të shkatërruara nga tërmeti, dalin dhe historitë drithëruese të atyre që patën fatin të mos humbin jetën, por që tashmë do të përballen me humbjen e të dashurve të tyre, të shtëpive ku kanë lindur e të qytetit ku janë rritur.

Mes të mbijetuarve është edhe nëna e një foshnjeje 18 muajshe që humbi jetën gjatë tërmetit, e cila i kishte mbijetuar në fakt, edhe tërmetit që goditi L’Aquilën në vitin 2009.

Marisol Piermarini po flinte në shtratin e saj në shtëpinë familjare të pushimeve në Arquata del Tronto kur goditi tërmeti. Agjencia e lajmeve ANSA raporton se nëna e saj, Martina Turco, e cila mbijetoi edhe nga tërmeti i 2009-ës, që goditi pak kilometra më në jug të epiqendrës së tërmetit të tanishëm, po trajtohet në spital pasi u nxorr e gjallë nga rrënojat.

Viktima të tjera në moshë të re përfshijnë një familje të tërë, një djalë tetëmuajsh, vëllain e tij nëntëvjeçar dhe prindërit e tyre, në Accumoli. Ndërsa punonjësit e ekipeve të shpëtimit merrnin me vete trupin e njomë të pjesëtarit më të vogël të familjes, gjyshja e tyre nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen: Zoti i mori të gjithë përnjëherësh, thotë ajo.

Por, një prift polak që ishte bllokuar në shtëpinë e tij të shkatërruar për disa orë, e përshkruan mbijetesën si një mrekulli. “Edhe kur isha duke pritur për ndihmë, për dikë që të më nxirrte jashtë apartamentit tim, mund të ndjeja dridhjet. Isha i frikësuar se mund të shkatërrohej edhe ajo që kishte mbetur në këmbë nga shtëpia ime”, thotë reverendi Krzysztof Kozlowski për transmetuesin televiziv polak TVN. “Kjo është një mrekulli e madhe për mua. Fqinjët e mi vdiqën. Unë shpëtova mrekullisht, pasi u nxorra nga një ekip shpëtimi. Kam rilindur”.

Maria Gianni, nga Amatrice tha për “Associated Press” se ajo ishte fshehur poshtë jastëkut të saj ndërsa goditi tërmeti. “Nga njëra anë, gjithë muri ra, por nuk me goditi”, thotë ajo. “Nga ana tjetër, shumë afër meje, ra edhe muri tjetër, shumë pranë por fatmirësisht nuk më zuri poshtë. Më pas ra gjithë tavani mbi kokën time, arrita të vendos një jastëk mbi kokë dhe nuk u godita, fatmirësisht”.

Fakti që tërmeti goditi në kulmin e verës do të thotë se shumë shtëpi pushimi dhe hotele, që do të kishin qenë bosh jashtë sezonit, ishin të mbushura me njerëz. Pesë trupa u nxorrën nga hotel Roma në Amatrice dhe 10 vizitorë të tjerë rezultojnë të zhdukur nga 35 gjithsej që ndodheshin brenda në momentin e tërmetit.

Nxjerrja gjallë nga rrënojat e një vajze të re të quajtur Giorgia pas 16 orësh të kaluara nën rrënoja, u prit me brohorima, në Pescara del Tronto. “Shpresoj që Giorgia të mbajë mend sa më pak për këtë eksperiencë”, thotë Angelo Moroni, oficeri i policisë që e nxorri atë jashtë rrënojave. “Në fakt, edhe vetë shpresoj të harroj çdo gjë”. Motra e vogël e Giorgias, 10 vjeçe raportohet të ketë humbur jetën.

Tre murgesha dhe katër gra të moshuara druhet se kanë vdekur në një konventë në qytetin mesjetar të ndërtuar mbi kodër, Amatrice. Motër Mariana, 32 vjeçare, ishte një nga tre murgeshat që arritën të shpëtonin. Ajo tha se të mbijetuarit e tjerë arritën të ikin duke mbajtur duart e njëri-tjetrit. “Ata shpëtuan njëri-tjetrin, u kapën për dore edhe kur gjithçka po binte përtokë, vrapuan dhe arritën të shpëtojnë’, tha ajo.

Një numër viktimash ishin emigrantë nga Europa Lindore që punonin në zonë. Dy rumunë humbën jetën dhe tetë rezultojnë të zhdukur. Një nga viktimat e tërmetit ishte edhe shqiptari Erjon Toro, që jetonte në Amatrice. Gruaja e tij dhe tre fëmijët u plagosën.

Një grua polake që i mbijetoi tërmetit tha se nuk do ta harrojë kurrë momentin kur së bashku me bashkëshortin u zgjuan nga dridhjet e tokës. “Do ta mbaj mend deri sa të vdes atë zhurmë, murmuritjen djallëzore të mureve që lëviznin”, tha Ewa Szwaja . “Fqinjët tanë, shokët e djalit tim dhe nëna e tyre vdiqën nën rrënoja. Babai i tyre ishte në turnin e natës dhe shpëtoi”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
“Muri i turpit”: Orban premton ngritjen e një barriere të re për të ndaluar emigrantët

“Muri i turpit”: Orban premton ngritjen e një barriere të re për të ndaluar emigrantët

Vendimi i parë në Villeneuve-Loubet: gjykata administrative e Francës heq ndalesën për burkinin

Vendimi i parë në Villeneuve-Loubet: gjykata administrative e Francës heq ndalesën për burkinin

Trendi i së ardhmes? Uber nxjerr në treg taksinë e parë pa shofer

Trendi i së ardhmes? Uber nxjerr në treg taksinë e parë pa shofer

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni