Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfim në disa kohë: një mësim për sistemin e emigracionit dhe madhështinë amerikane

by te Sheshi
07/03/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Rrëfim në disa kohë: një mësim për sistemin e emigracionit dhe madhështinë amerikane

Nuk ka asgjë më amerikane sesa pakënaqësia e Emmanuel Makender. Shofer 35-vjeçar, në Miçigan, ai ka një shtëpi të rehatshme me katër dhoma gjumi dhe dy makina parkuar pranë saj. Ai fiton 40 mijë dollarë në vit, mesatarja e të ardhurave familjare në Grand Rapids, që do të thotë se gruaja e tij nuk ka nevojë të punojë. Megjithatë, kur e përgëzojnë për arritjet e tij, ai thotë se shpreson “të jetë i suksesshëm një ditë”.

Pakënaqësia, dëshira dhe orvatja janë të ndërlidhura. “Jetojmë ende me ëndërrën amerikane, ne përpiqemi për të ecur përpara”, thotë ai në fund të një bashkëbisedimi dyorësh.

Korrespodenti i “The Economist” e kishte takuar amerikanin Makender 18 vjet më parë në rrethana të ndryshme. Ai ishte në atë kohë një jetim varfanjak lufte që jetonte në një kamp të rrënuar refugjatësh në Kenian veriore. Një i arratisur nga lufta në Sudan, që vlerësohet se mori 2 milionë jetë njerëzore, përfshirë edhe pjesën më të madhe të familjes së ngushtë të tij, Makender ishte largaur nga fshati i tij gjashtë vjet përpara se ushtarët ta sulmonin një natë. Ata i vranë të atin, tre vëllezër e motra dhe ai mendonte se i kishin vrarë edhe nënën, duke e lënë atë, në moshën 12 vjeçare të tmerruar dhe të vetëm në errësirën e së ardhmes.

Ai u bashkua me një kolonë të përvuajtur fëmijësh të mbijetuar, pjesa më e madhe djem, të cilët ecën rrugë e pa rrugë me qindra milje në lindje për të kaluar në Etiopi e për t’i shpëtuar luftës dhe bandave rrebele në vend. Por, një tjetër luftë shpërtheu aty, kështu që ata nisën sërish rrugëtimin përmes Sudanit për të shkuar në Kenia. Vështirësitë e udhëtimit, gjatë të cilit Makender mbijetoi duke ngrënë bimë të egra (“Disa ishin shumë të hidhura”, tregoi ai), por që shumë të tjetër nuk ia dolën, i bënë ata një histori të famshme katastrofe. Ata u bënë të njohur si Djemtë e Humbur, dhe, më 4 nëntor 2000, Amerika iu ofroi atyre strehë.

Përgjatë një viti 3800 fëmijë dhe adoleshentë sudanezë u risistemuan në 18 shtete amerikane. Ishte një nga projektet më të mëdha të Amerikës për sistemimin e refugjatëve.

Historia ilustron edhe dy nga fuqitë e programit tradicional të pranimit të refugjatëve. Që kur nisi për herë të parë në vitin 1980, projekti kishte një kuotë mesatare rreth 95 mijë refugjatë në vit, më shumë sesa çdo vend tjetër i pasur. Amerika kishte po ashtu prirjen të pranonte rastet më dëshpëruara. Dis ishin viktima të gafave të vetë politikës së saj të jashtme, përfshirë edhe qindra mijë refugjatë vietnamezë. Megjithatë, kjo prirje po ashtu reflektonte vlerat dhe vetë-besimin e një vendi të themeluar nga të arratisur, të cilët përgjatë katër shekujve, kishin qenë pafund të suksesshëm në shndërrimin në qytetarë produktivë. Këto pika të forta tradicionale nuk aplikohen më, sidoqoftë. Për shkak se politika për refugjatët është një prej pak pjesëve të sistemit të emigracionit që kontrollohet nga presidenti Donald Trump, ai e ka shkatërruar atë.

Kuota e këtij viti për pranimin e refugjatëve, 45 mijë të tillë, është më e ulta e dekadës, dhe nuk pritet të zbatohet. Trump po ashtu ka përjashtuar shumë popuj të përfshirë nga katastrofat prej kësaj kuote, duke vendosur kufizime shtesë të përkohshme për të gjithë personat nga një listë sekrete me 11 vende, që thuhet se përfshin edhe Sudanin e Jugut, sikundër edhe Sirinë e Irakun. Kjo duket të jetë një sinjal lokalist me kosto të ulët për mbështetësit e tij, por që përbëjnë ndryshime më të mëdha që Trump i ka bërë regjimit emigrator të Shteteve të Bashkuara. Këto ndryshime janë gjithashtu kundër-produktive, sikundër edhe mizore, një rast tipi i nativistëve që i kuptojnë pikat e forta të Amerikës si dobësi.

Argumentet kundër refugjatëve, që shfaqeshin nga guvernatorët republikanë në Teksas e Miçigan që përpara zgjedhjes së Trump, thonë se ata janë barrë financiare dhe kërcënim për sigurinë. Të dyja akuzat janë pa baza. Kjo pasi edhe pse refugjatët përbëjnë frontin më të kushtueshëm sesa gjithë emigrantët e tjerë, – Amerika shpenzon midis 10 mijë deri në 20 mijë dollarë për risistemuar secilin prej tyre – ata e shpërblejnë këtë shumë disa herë.

Një dekadë pas mbërritjes së tyre, mesatarja e të ardhurave për një familje refugjatësh është e përafërt me mesataren e familjeve amerikane. Makender ka paguar më shumë se 100 mijë dollarë në taksa. Amerikanët po ashtu, duhet të qetësohen në lidhje me shanset që kanë për t’u vrarë nga një refugjat. Asnjë prej 3 milionë të arratisurve nga lufta që Amerika ka pranuar që prej vitit 1980 nuk është përfshirë në ndonjë sulm fatal terrorist. Kjo reflekton edhe fuqinë e vetingut të Amerikës, dëshirën e refugjatëve për  të ecur në jetë – dhe aftësinë e Amerikës për ta ushqyer këtë dëshirë.

Jo të gjithë Djemtë e Humbur janë harlisur: disa kanë përfunduar në rrethana të ndryshme në burg (siç mund të përfundojë secili jetim, të cilin e kanë qëlluar me armë dhe e kanë ndjekur krokodilët). Megjithatë, pak prej tyre ia kanë dalë shkëlqyeshëm: një është diplomat, një tjetër mjeshtër shahu.

Makender, të cilin “The Economist” arriti ta gjente përmes një shoqate bamirësie që mundësoi risistemimin e tij, është kategoria më përfaqësuese. Pak ditë pasi ai mësoi “për diçka të quajtur dëborë”, ai u strehua në një familje në Miçigan dhe ndoqi shkollën e mesme. Ndërkohë, punoi gjatë mbrëmjeve në një dyqan, një punë me orar të pjessshëm që ai e ka mbajtur, madje edhe kur ishte në gjendje të fitonte punë më të mirëpaguara, për shkak se siç thotë “ata njerëz janë të sjellshëm me mua”.

Po ashtu, ai punoi në një fabrikë çokollatash dhe përfundoi dy vjet të diplomës trevjeçare për infermieri. Ai nuk e përfundoi atë për shkak se nuk pati fat në gjetjen e një internshipi dhe nisi të kishte dyshime se Amerika, edhe pse me mungesë infermierësh, nuk ishte ende gati të punësonte një afrikan në këtë pozicion. “Kur merr aq shumë telefonata për të aplikuar për punën dhe më pas nuk gjen punë, nis të dyshosh se ka diçka tjetër që nuk shkon”, ngre supet ai. Por ai vijoi të punonte, dhjetë orë në ditë, shpesh shtatë ditë në javë.

Ndihmë edhe për familjen

Pasi vizitoi Sudanin e Jugut, ku ai pati gëzimin të ribashkohej me nënën e vet, ai nisi të dërgonte pjesën më të madhe të rrogave të tij për të dhe për të paguar për arsimimin e tre nipërve, në Kenia dhe në Uganda. Kjo ilustron edhe një potencial tjetër virtuti nga refugjatët. Ata priren të jenë bujarë me ata që lënë pas dhe e shënjestrojnë më mirë ndihmën e tyre sesa agjencitë e ndihmave. Kjo është e mirë për vendin e tyre të ri po aq sa edhe për vendin e vjetër, për shkak se ata krijojnë me këtë rast një rrjet për tregtinë e ardhshme dhe ushtrimin e pushtetit të butë. Bizneset somalezo-amerikane që kanë nisur në Mogadishu mund të luftojnë shumë më mirë zemërimin anti-amerikan sesa masat e kundër-terrorizmit.

Ekziston, sigurisht, edhe një argument tjetër për ndalimin e refugjatëve. Disa amerikanë thjesht nuk duan të huaj të tjerë në mesin e tyre, dhe është e drejta e tyre ta kenë këtë pikëpamje. Megjithatë politikanët që e ngrenë stekën e këtij pretendimi me argumente që vetëm ata i kuptojnë, duken si të marrë dhe po dëmtojnë Amerikën. Refugjatët e bëjnë vendin më të fortë, sikundër edhe më të mirë. Gjithnjë e kanë bërë këtë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Cila është pasuria e Mbretit Charles?
Sociale & Shoqëri

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Sinjale nga Atlantiku mbi temperaturat e sezonit që po troket
Sociale & Shoqëri

Sinjale nga Atlantiku mbi temperaturat e sezonit që po troket

17/05/2025
Next Post
Xhavit Haliti i bllokon mikrofonin deputetes së Vetëvendosjes: Mos bëni thirrje për luftë!

Xhavit Haliti i bllokon mikrofonin deputetes së Vetëvendosjes: Mos bëni thirrje për luftë!

Ambasada ruse në Tiranë: Ne kemi ndërhyrë në zgjedhjet shqiptare? Janë të tjerë ata që e kanë bërë!

Ambasada ruse në Tiranë: Ne kemi ndërhyrë në zgjedhjet shqiptare? Janë të tjerë ata që e kanë bërë!

8 Marsi, restoranti turk apelon me plagë në fytyra kundër dhunës ndaj gruas

8 Marsi, restoranti turk apelon me plagë në fytyra kundër dhunës ndaj gruas

TË FUNDIT

  • Të fundit
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Cila është pasuria e Mbretit Charles?

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni