Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfim i trishtë: lufta i mori afganit Ahmed familjen, sytë dhe dashurinë e tij

by te Sheshi
03/07/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrëfim i trishtë: lufta i mori afganit Ahmed familjen, sytë dhe dashurinë e tij

Gjëja e parë që kërkoi kur u zgjua në një shtrat në spital, pasi ishte plagosur nga një granatë, ishte një pasqyrë. Ai donte të shihte plagët në fytyrë, por për një moment e habitën fjalët e mjekut: “Bir, po ti nuk ke sy, si do ta shohësh fytyrën tënde?”, e kujton atë ditë Zaheer Ahmad Zindani.

Zindani ishte vetëm 17 vjeç në atë kohë dhe thotë se pas fjalëve të mjekut, ai ngriti dorën për të gjetur sytë e tij dhe preku vetëm zgravrat e zbrazëta, thuhet në një reportash të gazetës amerikane The New York Times.

 Kjo kishte ndodhur pesë vjet më parë. Ai kujton se në momentet e para, sapo mësoi se ishte i verbër, u trondit nga pikëllimi pasi mendonte për reagimet e dashurisë së tij të fëmijërisë ndaj këtij lajmi. Ai ishte i sigurt se prindërit e vajzës të cilën e dashuronte, nuk do ta shihnin më si një mundësi të denjë për vajzën e tij.

“Nuk gjetëm asgjë, as një pikë gjaku…”

Tani Zindani është një nga organizatorët e marshit të paqes, i cili në qershor erdhi në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, pas gati 40 ditësh marshi në këmbë ku kaloi 400 kilometra nga jugu i vendit nëpër territoret e prekura nga lufta.

Kjo nuk ishte tragjedia e vetme nëpër të cilin kaloi ky i ri. Lufta ia mori atin, xhaxhain dhe motrën e tij. Zindani ende e mban mend mirë ditën kur ai erdhi në fushat në të cilat babai dhe xhaxhai i tij kishin ardhur të punonin për t’i përgatitur për mbjellje. Atë ditë, forcat amerikane kryen sulme ajrore.

“Nuk gjetëm asnjërin prej tyre, madje asnjë pikë gjaku … Vetëm pamë një krater të madh dhe pluhur”, tha Zindani.

Babai i tij, Ghulam Wali, ishte 29 vjeç kur u vra. Ishte i gjatë dhe mbante një mjekër të shkurtër, ashtu si djali i tij tani.

Zindani dhe motra e tij 15-vjeçare shkuan për të vizituar të afërmit në krahinën e Heratit, kur një autobus goditi një bombë të cilën e kishin vendosur forcat talebane. E vetmja gjë që mban mend është zjarri përreth tij dhe zëri i motrës Ahmedia duke bërtitur dhe duke thirrur nënën. Ahmedia nuk mbijetoi sulmin.

“Kur arrita në spital, thirra motrën time, por askush nuk më foli asgjë”, thotë Zindani.

“Përmes poezisë flet për jetën”

Pas plagosjes, Zindani ende shpresonte që kurorërizimi i dashurisë së tij ishte ende i mundur. Megjithatë, familja e të dashurës së tij e bëri të qartë se dikush nga një tjetër krahinë, një tjetër fis, dhe tani një njeri i verbër, nuk mund të bëhej pjesë e familjes së tyre. Ajo u martua dy vjet më parë, madje lindi edhe një fëmijë, tregon Zindani.

I riu nganjëherë shkon në xhami, ku mbështetet në shtyllat e xhamisë dhe përcjellë zërat, dhe nganjëherë mbështetet te bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Inamulhaq, të cilin ai e quan “Kitab” ose “Libri”.

Zindanit i pëlqen poezia dhe shkruan vargje, por është analfabet. Në shtëpi ka 50 faqe të poezisë të cilat ua ka diktuar vëllezërve dhe motrave, dhe gjatë marshimit të tij të paqes, poezia e Zindanit është shkruar nga shoku i tij Kitab.

Përmes këngëve, ky afgan i ri rrëfen tregimin mbi jetën dhe dashurinë e tij, duke evokuar kujtime dhe ndjenja të fuqishme. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Meghan Markle: 1 milion euro gardërobë në shtatë muaj (video)

Meghan Markle: 1 milion euro gardërobë në shtatë muaj (video)

Kurz shpall vizionin e tij në krye të BE-së: Ballkani Perëndimor, pika e dobët

Kurz shpall vizionin e tij në krye të BE-së: Ballkani Perëndimor, pika e dobët

Ukrania e kërkon për tradhëti, ish-presidenti Janukoviç shfaqet në Moskë duke ndjekur Botërorin

Ukrania e kërkon për tradhëti, ish-presidenti Janukoviç shfaqet në Moskë duke ndjekur Botërorin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni