Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfenjë nga lufta italo-greke përmbi Tepelenë: shpëtoi mushkën para vetes, ushtari dekorohet për humanizëm

by te Sheshi
26/08/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rrëfenjë nga lufta italo-greke përmbi Tepelenë: shpëtoi mushkën para vetes, ushtari dekorohet për humanizëm

Nga Aleksandër Toti

Ishte mëngjesi i 28 tetorit të vitit 1940 kur qeveria italiane e Benito Musolinit do t’i dërgonte ultimatum Greqisë nëpërmjet ambasadorit të saj në Athinë, Emanuele Grazzi, i cili ia dorëzoi atë në dorë Metaksait në shtëpinë e tij në Kifisia, e ku i kërkonte kalim të lirë të ushtrisë italiane nga kufiri greko-shqiptar, në mënyrë që në vijim të pushtonte disa pika strategjike të Greqisë si porte, aeroporte etj. Në atë kohë njiheshin mirë ambiciet e Italisë për kapjen e territoreve dhe shtrirjen e pushtimeve të saj të metejshne deri në Afrikë.

Pas leximit të letrës, Metaksai u kthye nga ambasadori italian dhe i tha në gjuhën franceze (gjuha zyrtare e diplomacisë në atë kohë ) frazën historike ” Alors, c’est la guerre ”  – Pra, kjo do të thotë luftë! – duke i kthyer përgjigje “Jo”- Italisë, dhe hapjen e luftës ndaj saj.

Dhe kthehemi sot pas ekzaktësisht 77 vitesh qysh nga ajo kohë, në jug të Shqipërisë dhe pikërisht aty ku është zhvilluar dhe lufta me e egër midis dy shteteve.

Iniciatorët e këtij udhëtimi janë një çift turistësh nga toskana e italisë, Luiggi dhe Venera Rossi, që kanë çekuar për qëndrim nëpërmjet internetit bujtinën “Lord Bajron” në Tepelenë. Destinacioni është mali Golikut, tashmë një vend pelegrinazhi nga familjarët e të dy palëve ku humbën jetën mijëra ushtarë.

Ngjitja bëhet herët rreth orës 5 të mëngjesit nga fshati Lekël, për të eleminuar sadopak lodhjen nga vapa e verës duke qënë se rruga në ngjitje të merr afro tre orë.

Gjatë ngjitjes, veç lodhjes sëpaku mund të shijosh freskinë e pyllit, panoramën fantastike të luginës si dhe aromën e blirit, çajit të malit e bimëve të tjera, apo tringëllimat e zileve të bagëtive të staneve që të shoqërojnë deri në majën më të lartë, ku dhe është stacioni i fundit.

Pas ecjes së gjatë dhe pushimeve të vogla herë pas here, tashmë gjendemi 1760 metra lartësi aty ku ndodhen pllakatat e memories së trupave italiane.

“Këtu prehet divizioni Julia, divizioni Lupo di Toscana batalioni Val Fella…etj “,  shkruhet në pllakatat e vendosura nga familjarë apo miq të viktimave.

Një banorë i moshuar i zonës na pati treguar para nisjes për këtu, pak nga ngjarjet e asaj periudhe që i ati i kish treguar qysh kur ishte fëmijë:

“Ata luftuan gjatë 6 muajve të dimrit mes borës dhe acarit, por grekët ishin me rezistentë. Më kujtohet që ushqimet i kishin më së shumti fruta të thata, mjaltë dhe shumë pak konserva dhe veshjet i kishin të leshta. Ndërsa italianët gatuanin në fshat dhe poshtë në manastir të Kodrës, në anë të Vjosës, atje kishin kampin.

Lartë e transportonin me mushka, derisa shumë vdiqën nga uria se bora nisi të shkrijë nga prilli dhe mushka zhytej deri në grykë në baltë dhe kish të pamundur ecjen. Pastaj forcat greke i vunë përpara dhe i hodhën në greminë nga maja. Kur dolëm me bagëti në mal i gjetëm trup më trup të vrarë, shpuar me bajoneta. Siç duket kanë qënë frontet shumë afër dhe municionet e pakta”, thotë ai.

Teksa ndodhemi përballë këtyre majave të lartë, në vesh kemi ende fjalët e plakut dhë vërejmë e vëmendje majat e rreshtuara njëra pas tjetrës, nga ku kupton se varret masive të grekëve dhe italianëve i ndan vetëm një sinor.

Luiggi është inxhinier elektrik, ndërsa e shoqja, Venera, mësuese. Të dy rreth të gjashtëdhjetave, ata rrefejnë arsyen e ngjitjes në malin Golik.

“Një fqinj i yni ka qënë në këtë luftë, sepse ne jemi toskanë andej nga ishin thuajse të shumtët e atyre që u vranë këtu. Ai trasportonte municione dhe ushqime me mushkë. Ishte vetëm 17 vjeç dhe teksa ngjitej, një bombë i plagosi të dy, dhe atë dhe mushkën. Me shumë vështirësi arriti të zbriste poshtë në kamp. Sapo e panë, ndihmësmjekët shkuan me vrap përpara për ta marrë dhe për ta shtrirë në barelën e operimit, por ai nuk pranoi. ‘Mushkën të parën!’, thirri, ‘pastaj mua, ndryshe le të vdes në ka qënë fat për mua’. Ashtu u bë dhe falë ndërhyrjes së mjekëve shpëtuan të dy. Për këtë gjest të rrallë, pasi lufta kishte përfunduar ai vlerësua me titullin e madh të humanizmit”, përfundojnë ata.

Pasi qëndruam pak lëvizëm për zbritje ndërsa shumë afër me majën, ende pa bërë 200 metra gjetëm anës rrugës gjysmë mbuluar nga dherat dhe barërat, një çanak ushtari alumin të gërmëzuar në brendësi me diçka të mprehtë, ndoshta bërë me tehun e  thikës ku shkruhej me gërma greke :
–  7/2/41  ΑΝΑΣΤΑΣΙΟΣ  ΦΟΥΡΙΑΤΟΣ  ΑΧ – ΒΑΧ ”

Në krye ka datën e luftës 7 shkurt 1941. Me shkurtime më poshtë emri Anastasios Furiatos, përbri një shenjë kryqi dhe në fund Ah – Vah, në të cilën, siç duket nga momentet e e vështira ka shprehur mes dhimbjeve dhe vuajtjeve një lloj vajtimi apo mërzitjeje.

Dhe në fakt nuk është aspak çudi, përderisa qoftë grekë apo italianë që vijnë shpesh këtu e quajnë të gjithë këtë një marrëzi, pasi ata që kanë humbur jetën janë tepër të rinj, të moshës 17 – 25 vjeç, të detyruar nga ligji i luftës apo detyra  për mbrojtjen e atdheut dhe vatrave të tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
​Takimi në kryeministrave, ja në krah të kujt pozon Rama (foto)

Takimi i kryeministrave, plan me 115 pika për të transformuar Ballkanin Perëndimor (video)

Ziadin Sela ndryshon mendje për Kërçovën: nuk nxjerrim kandidat, mështesim Deharin e BDI-së

Ziadin Sela ndryshon mendje për Kërçovën: nuk nxjerrim kandidat, mështesim Deharin e BDI-së

De Biazi: UEFA nuk duhej të lejonte që shqiptarët të luanin në Serbi

De Biazi: UEFA nuk duhej të lejonte që shqiptarët të luanin në Serbi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni