Më së paku 50 veta kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë lënduar nga shirat e rrëmbyeshëm, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Pakistan.
Zonat më të prekura nga përmbytjet janë Hajber Pahtunhva, Kashmiri dhe Gilgit Baltistani. Në Kohistan është raportuar për 12 të vdekur, ndërsa shirat dhe rrëshqitjet e tokës vranë 10 persona në distriktin e Shanglës.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i Autoritetit të Administrimit të Katastrofave, pjesa më e madhe e viktimave janë raportuar në Hajber Pahtunhva gjatë rrebesheve që filluan natën e së shtunës.
Numri i të vdekurve ka arritur gjer tani në 50, por bilanci mund të jetë më tragjik.
Pakistani goditet çdo vit nga përmbytje të tilla, që marrin jetë njerëzish e shkatërrojnë ç’gjejnë përpara. /tesheshi.com/