Kryeministri Rama ia arriti të bëhet sërish lajm botëror me sjelljet e tij jashtë protokollare, ku dhe njëherë shpërfaqi një afeksion ndaj homologes italiane Meloni. Të ndodhur të dy në Abu Dhabi, për nënshkrimin e një marrëveshjeje energjitike me Emiratet, njeriu që qeveris Shqipërinë në krye të një partie me histori majtiste, i dhuroi djathtistes që udhëheq Italinë një shall për ditëlindje.
Skena bartte të gjitha detajet e një momenti me ngjyra romantike, si të qe një propozim dashurie.
Media e pranishme e regjistroi të plotë skenën, për ta bërë atë më pas virale.
Ajo që Rama i dhuroi Melonit ishte një shall, që siç tha, ishte prodhuar nga një stilist italian, i cili kishte vendosur të punonte e jetonte në Shqipëri. /tesheshi.com/
Edi Rama – Giorgia Meloni – Abu Dhabi – Birthday gift pic.twitter.com/GvGktJu1c9
— News video (@Newsvideo13) January 15, 2025