Kjo recetë e ftohtë mund të qëndrojë në frigoriferin e transportueshëm të plazhit në darkat e shtëpive të pushimit.
Përbërësit:
Proshutë në feta
Krem djathi (filadelfia)
Kopër
Vaj ulliri
Kripë, piper
Pak uthull balsamike
Karota
Kastravec turshi
Përgatitja:
Presim karotat dhe kastravecat në shirita të hollë. Kremit të djathit i shtojmë kripë, piper, vaj ulliri, kopër dhe pak uthull. E përziejmë mirë dhe lyejmë me të secilën nga fetat e proshutës. Vendosim sipër karotën dhe kastravecin dhe i mbështjellim në formë roleje. I presim me kujdes në feta për t’i servirur. /tesheshi.com/