PS-ja mblodhi Asamblenë e saj në Durrës, aty ku u shpallën lëvizjet e drejtuesve të qarqeve, në parapërgatitje për fushatën e 2025-ës, në synimin për mandatin e katërt.
Vetëm në katër qarqe nuk pati ndryshime drejtuesish, ndërsa në tre prej tyre do jenë tre kryebashkiakë, një praktikë e panjohur deri më sot në PS.
Ndërkohë në 4 qarqe nuk ka ndryshuar drejtimi Lezhë, Korcë, Kukës, Gjirokastër
Ishin dhe do jenë:
Lezhë- Ulsi Manja
Korçë- Niko Peleshi
Kukës- Pandeli Majko
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Tetë qarqe ndryshojnë drejtim:
Tiranë- ishte Erion Veliaj, shtohen Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali
Durrës- ikën Ardian Çela, vjen Emirjana Sako
Fier- ikën Taulant Balla, vjen Belinda Balluku
Vlorë- ikën Blendi Klosi, vjen Bledi Çuçi
Dibër- ikën Belinda Balluku, vjen Blendi Gonxhja
Berat- ikën Bledi Çuçi, vjen Ervin Demo
Shkodër- ikën Elisa Spiropali, vjen Benet Beci
Elbasan- ikën Damian Gjiknuri, vjen Arbjan Mazniku
Shtohet një drejtim i ri, ai për diasporën që i besohet Taulant Ballës.
Po ashtu, PS zgjodhi dhe Kryesinë e re, ku dhjetë emrat ndahen barazi në pikëpamje gjinore.
Burra të zgjedhur:
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Toni Gogu
Gratë e zgjedhura:
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla