Ata po tentonin të kalonin ilegalisht në Greqi, por kishin mbetur të bllokuar në një ishull të vogël në rajonin Dikili të Izmirit.
Komanda e Rojes Bregdetare turke tha ekipet e shpëtimit u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes me helikopterë dhe me anije duke evakuar të gjithë të bllokuarit, 57 persona, mes tyre dhe tre fëmijë të sëmurë.
Vetëm gjatë tre ditëve të para të vitit të 2016-ës, numri i refugjatëve të shpëtuar nga Komanda e Rojes Bregdetare turke ka arritur në 331 persona. /tesheshi.com/