Është gjendur më në fund trupi i pajetë i 24-vjeçares preshevare Florijana Ismaili, e cila banonte në Zvicër e luante si futbolliste me ekipin “Young Boys”.
Ka qenë një robot zhytës që ka mundur ta konstatojë e më pas ta tërheqë për në sipërfaqe të renë e cila u zhduk teksa u fut të lahej në liqenin e Comos në Italinë Veriore.
Ajo u gjend në thellësinë 204 metra, sipas asaj çfarë raportojnë mediat zvicerane.
E ndjera thuhet se po shëtiste me varkë së bashku me një bashkëmoshatar të saj, ku në një moment, nga i nxehti vendosi të zhytej në ujë. Por nuk doli më që andej. Kërkimet për trupin e saj vijuan për disa ditë, duke mbajtur nën ankth familjarët dhe skuadrën ku luante.
Tashmë tragjedia ka marrë një tjetër përmasë. Ajo u gjend, sigurisht e vdekur, me mundësinë për t’u parë e prekur dhe njëherë të afërmit, ashtu e pajetë, e varrosur prej tyre. /tesheshi.com/