Ratifikimi i pritshëm i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka mbetur njëri ndër kushtet e fundit për liberalizimin e vizave.
Por këtë marrëveshje, krahas asaj për Asocacionin e Komunave serbe, partitë opozitare janë duke e kundërshtuar pothuajse tash e nëntë muaj.
Së fundi, partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron se nuk do ta lejojë ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvend dhe për këtë do të organizojë edhe protestë të fuqishme brenda dhe jashtë Kuvendit.
Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi ka thënë për Indeksonline se nuk është e drejtë që të kërkohet të dhurohen mbi 8000 hektarëve tokë vetëm për liberalizim të vizave.
“Ne nuk do të lejojmë miratimin e kësaj marrëveshje. Jemi shteti që ka pritur më së shumti në rajon për liberalizim të vizave, dhe nuk është e drejtë që të kërkohet nga ne falja e mbi 8000 hektarëve. Nuk do ta lejojmë miratimin e kësaj marrëveshje dhe për këtë do të organizojmë protestë të fuqishme brenda dhe jashtë Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.
Kështu, pas javësh qetësi, qyshkur Thaçi u zgjodh president, politika kosvare pritet të përfshihet në trazime të reja, me shkak ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin, ndryshe, vijës kufitare me Malin e Zi. /tesheshi.com/