Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, është takuar sot me Riza Halimin, deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, për të folur mbi të drejtat e banorëve të Luginës së Preshevës.
Siç bën të ditur Presheva Jonë, Halimi, kreu i Partisë për Veprim Demokratik, aleat i drejtuesit të bashkisë së Preshevës, tha pas takimit: “Kam denoncuar se shqiptarët janë viktimë e politikave diskriminuese, duke filluar nga papunësia deri tek tekstet shkollore, shëndetësia e simbolet kombëtare.”
Duke folur për Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Halimi ka shtuar se ky organ duhet të ndryshohet dhe të drejtohet nga shqiptarët. /tesheshi.com/