Një zgjedhje e njëzëshme e federatës skoceze të futbollit, Alex McLeish do të kthehet ta drejtojë për herë të dytë, pas 11 vitesh, Skocinë.
Tekniku 59-vjeçar do të zërë vendin e lënë bosh nga Gordon Strachan, i larguar tetorin e 2017-s pas dështimit për ta çuar Skocinë në Botëror.
Alex McLeish ka për të firmosur një kontratë gjer në 2020-n.
Skocia do të luajë një sërë ndeshjesh miqësore në muajt e ardhshëm, ndaj Kosta Rikës, Hungarisë, Perusë dhe Meksikës, por prova e vërtetë e trajnerit të ri do të jetë përballja me Shqipërinë më 10 shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Shtypi britanik njofton se zyrtarimi i McLeish-it do të bëhet mëngjesin e kësaj të premteje. /tesheshi.com/