Zakonisht, me litar kapen kuajt apo kafshë të tjera të mëdha, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një hajdut u arrestua pikërisht fal litarit.
Një i ri 22 vjeçar i quajtur Victorino Arellano-Sanchez u arrestua nga policia pasi kishte vjedhur një biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në Oregon dhe ai u ndalua me një litar nga një kaubois, i cili po udhëtonte me një kalë. I riu është dënuar me 3 mijë dollarë me kushtet për kundërvajtje.
“Unë e pashë djalin teksa po përpiqej të largohej me shpejtësi me një biçikletë. Unë nuk mund ta ndiqja atë në këmbë. Thjesht duhet të lëvizja shpejt”, tha burri që bëri të mundur ndaljen e të riut derisa arriti policia.
Pas ndalimit, i riu i tha burrit: “A keni një simbol për ta bërë këtë?”.
Një oficer policie tha se kurrë nuk kishte parë një rast të tillë. /tesheshi.com/