Ithtarë e partiakë të Berisha-Metajt i “kanë vënë” zjarrin sërish Bashkisë, në një protest të radhës kundër Veliajt, me kërkesën se ai duhet të dorëhiqet, pasi i janë arrestuar disa vartës për afera korruptive të pretenduara.
Dhe paçka një reagimi ndërkombëtar në unison kundër aktive të tilla, rituali me zjarr ka vijuar dhe sot, duke risjellë kështu skenat e pak viteve më parë, me protesta të ngjashme te Kryeministria, të cilat, siç u pa në kohë, ishin pa asnjë efekt elektoral.
Megjithatë, kjo nuk e ka frenuar këtë pjesë të opozitës për të vijuar me të njëjtën praktikë të dhunshme. /tesheshi.com/