E majta europiane rithemelohet sipas modelit të lëvizjes En Marche të Presidentit francez, Emanuel Macron.
Të martën pasdite, grupi socialdemokrat në Parlamentin Europian kanë shpallur lëvizjen “Together” që parashikon bashkimin e të gjithë të majtëve dhe të qendrës si kundërshtarë të korrenteve anti-emigratore dhe raciste që synon të kthejë klimën e urrejtjes.
Giani Pitella, kreu i grupit socialist dhe demokrat, deklaroi se përveç socialistëve tradicionalë, ky grupim do të pranojë në gjirin e saj edhe formacione të majta si Tsipras apo të qendrës si ambientalistët. Jeremy Corbyn, ka qenë njeriu par excellence nga laburistët britanikë, i cili ka propozuar bashkimin e progresistëve në një shtëpi.
Në 2018-n do të zhvillohet kongresi për një të majtë të re, e cila do t’i afrohet ekzigjencave të rinisë si në Britani dhe Francë.
Në këtë formacion do të bashkohen edhe liberalët e Guy Verhofsdadt nga Holanda, apo En Marche të presidentit Macron. /tesheshi.com/