Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Risku i një fshati: Kanabis? Jo, jetojnë bukur mirë me gështenja!

by te Sheshi
04/11/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Risku i një fshati: Kanabis? Jo, jetojnë bukur mirë me gështenja!

Nga Bardha Nergjoni

Bena është kthyer në fshatin simbol të gështenjave edhe pse dikur në shtimin e tyre, banorët nuk e mirëpritën përhapjen e frutit me gjemba. Pak kush e di se vetëm një vit më parë janë grumbulluar mbi 50 ton gështenja që tashmë kanë gjetur treg drejt Italisë. Të gjithë banorët  i kanë kthyer sytë nga fryti që brenda 5 viteve ka njohur trefishim të çmimit. Por çdo e mirë e ka një të keqe. Rruga që të çon në Benë të njësisë administrative Labinot Mal në Elbasan është një luftë me gurët dhe gropat. I vetmi mjet publik veç fuoristradës për të mbërritur në Benë është autobusi që transporton mësuesit. Shoferi i këtij autobusi, Dritan Duraku konsiderohet njeriu më i rëndësishëm i këtij fshati. Atë e njohin të gjithë, zgjidhin hallet dhe gjejnë zgjidhje. Autobusi udhëton një herë në ditë, niset në mëngjes në orën 7.30 dhe kthehet pas dreke në orën 15.30. Për të shkuar në fshat duhet të udhëtojmë në një rrugë të ngushtë me gropa e gurë që në pjesën më të madhe nuk e njeh asfaltin.

Dritani thotë se rruga është pa zot pasi askush nuk e merr në dorëzim për të investuar. “Deri në kthesën e Labinot Katund ka gjurmë asfalti por më tej as mos e mendo por vetëm gropa e gurë. U desh një tërmet 6-7 vjet më parë që të na hapnin rrugën për mjete deri në Benë. Kaq është bërë për këto fshatra”. E ndërsa Dritani e ka kthyer këtë rrugë në përditshmërinë e tij, mësuesit që udhëtojnë çdo ditë, thonë se rruga e largon shumë këtë zonë dhe i bën një dëm të madh banorëve. Pa rrugë nuk ka zhvillim, thonë ata.

bena-2

E ndërsa i afrohemi Benës pas 2 orëve udhëtim jo të lehtë, përpara të del një zonë e rrallë ku dallojnë gështenjat me gjethet e tyre të zverdhura deri në maja malesh. Të gjithë banorët thuajse janë kthyer duke grumbulluar sa të mundin frutin që po i siguron të ardhura që nuk i kanë pritur. Edhe pse në mënyrë spontane tregtarë të ndryshëm bashkë me mjetet e tyre udhëtojnë drejt këtij fshati për të grumbulluar me shumicë gështenjat e sapombledhura.

Banorët kanë ndarë parcelat sipas pronësisë së dikurshme dhe seicili grumbullon gështenjat që i takojnë. Afërsisht çdo familje me ndryshimin e çmimit siguron 3 deri në 4 milion lekë të ardhura nga shitja e gështenjave.

bena-5

Haxhi Korra, drejtor i shkollës 9-vjeçare dhe banor i zonës tregon se çdo vit mblidhen 2 deri në 3 mijë kuintal gështenja në zonën e Benës dhe Dritasit. “Më parë nuk kishte këtë vlerë gështenja. Banorët mblidhnin por jo shumë. Tani thuajse janë kthyer të gjitha familjet që kanë banuar këtu dhe mbledhin gështenja. Kjo ka ndodhur 3-4 vjet më parë kur gështenja mori tjetër vlerë. Më parë shitej 300 apo 400 lekë të vjetra kilogrami ndërsa tani 1200-1300 lekë kg dhe bëhet fjalë me shumicë. Vijnë e i grumbullojnë këtu e më pas i dërgojnë në Durrës. Bena ka gështenjë të rrallë që nuk krahasohet me zonat e tjera. Ajo është e ëmbël, cilësore dhe nuk dëmtohet nga krimbat për shkak të klimës. Kështu ata kërkojnë të kenë një markë, një grumbullues dhe një organizim më të mirë siç ka ndodhur në veri të vendit. Janë rreth 300 familje që mbledhin gështenja në këtë zonë. Grumbullimi nuk na i ka zgjidhur problemet pasi së pari ne kërkojmë rrugën. Me bërjen e rrugës do të ketë edhe interes ndërtimi i një vendgrumbullimi, seleksionimi dhe lidhja me një firmë italiane siç edhe ndodh në Durrës. Zona jonë ka shumë gështenja dhe organizimi do të sillte më shumë përfitime për ne”.

bena-4

Siç tregojnë disa banorë, fillimisht kultivimi i gështenjave u pa me skepticizëm pasi ata ishin marrë me blegtori dhe do të thoshte më pak kullota për bagëtinë, por me rritjen dhe vjeljen e fryteve gështenja u kthye në pjesë të rëndësishme të çdo familje në Benë e Dritas. Në këtë zonë mund të gjesh përdorim të gështenjës që nuk e ke menduar më parë dhe sidomos tani qëllimi i çdo banori është të grumbullojë sa më shumë gështenja.

Rojtari i dikurshëm i gështenjave. Haxhi Duraku tregon se në fillim banorët u frikësuan nga mbjellja e gështenjave për shkak të zhdukjes së kullotave por më pas ia panë vlerën.

“Ndërmarrja Pyjore i ka mbjellë aty nga vitet ‘50 deri në vitet ‘70 një pjesë të gështenjave. Gështenja e varietetit të zonës do 15 vjet të hyjë totalisht në prodhim. Mbaj mend se atëherë një pjesë e pritën keq mbjelljen e tyre pasi kishin nevojë për kullota, por më pas kur filluan të prodhojnë ia panë hajrin. Tani këto gështenja janë arsyeja pse të gjithë po kthehen këtu. Natyra i ka rritur dhe nuk kërkojnë asnjë shërbim. Mjafton vetëm vjelja dhe fitohet mirë”.

Banorët janë shumë të kënaqur me frutin që i ka falur natyra, por presin më shumë për të siguruar një jetë më të mirë. Mjafton rruga dhe një treg i rregulluar që ata të kthejnë sytë nga vendlindja dhe sidomos nga gështenjat.

Dhe meqë po jetojmë një “kohë të droguar”, për kanabis kësaj ane as që bëhet  fjalë. U mjaftojnë gështenjat për të jetuar dinjitetshëm! /tesheshi.com/   

Related Posts

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?
Sociale & Shoqëri

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Thaçi: pse i nderova viktimat serbe

Thaçi: pse i nderova viktimat serbe

Një zbulim i ri në planetin blu “HD 189733 Ab”: bie shi me xhama

Një zbulim i ri në planetin blu “HD 189733 Ab”: bie shi me xhama

Kokëdhima i përgjigjet Lu-së: Jam i ndershëm, ndërsa ti shkele etikën

Kokëdhima i përgjigjet Lu-së: Jam i ndershëm, ndërsa ti shkele etikën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni