Raportohet se Apple do të lançojë 4 iPad të ri, të cilët do të shtohen linjës së tyre të iPad Pro.
Dy modele do të jenë si përditësime të iPad Pro, 9.7 inch dhe atij 12.3 inch, po ashtu një i ri 7.9 inch dhe një premium 10.5 inch, shkruan Businessinsider.
Sipas businessinsider është shumë e vështirë të besohet se Apple do të lëshojë 4 pajisje nën linjën ‘Pro’, kështu që nuk është e sigurt se me çfarë pajisje Apple do të vijë gjatë muajit mars, por padyshim do të shpalosë disa pajisje të reja gjatë këtij muaji./tesheshi.com/