Albin Kurti është arrestuar për në “n”-ën herë, që prej rinisë së tij të hershme kur prangat e para iu vunë nga serbët. Por në të fundit arrestim, sot, Kurti ka përbërë risi në lidhje me pamjen e tij.
I shfaqur më së shumti pa kollaro, pre me një veshje paksa të majtë, ai u prangos si “i djathtë”, me kostum e kollare, porsi një dhëndër. Madje, në një prej pamjeve të arrestimit, vihet re dhe pak bark nga ana e tij, vënë së fundi. /tesheshi.com/