Rreth 1,300 pasagjerë, të cilët gjendeshin në një kroçerë në bregun perëndimor të Norvegjisë po evakuohen. Kjo, pas një defekti në motor e motit të rënduar, duke rrezikar përsëritjen e një tragjedie të ngjashme me Titanikun
Reuters raporton se janë helikopterët e shpëtimit ata që po evakuojnë njerëzit nga kjo anije.
Shërbimi i shpëtimit njoftuan se anija e madhe e Viking Sky po lundronte drejt tokës, pasi kapiteni dërgoi një thirrje për ndihmë.
Kroçera është një prodhim vitit 2017, pronë e Viking Ocean Cruises dhe pjesë e grupit të Cruises Viking themeluar nga miliarderi norvegjez Torstein Hagen.
Sipas të dhënave të gjetura në faqen e internetit të kompanisë, kapaciteti i anijes është 930 pasagjerë. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1109489211164495874