Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka dalë në konferencën e paralajmëruar për shtyp, por është rishfaqur në public duke çuar në Prokurori një provë në favor tij.
“Unë paraqita diçka që besoj se ka rëndësi deçizive për procesin. Unë do të flas për 2-3 ditë për atë që dorëzova. Dorëzova një provë deçizive për procesin. Prisni 2-3 ditë se do të dëgjoni”, tha Tahiri, duke e bërë dhe me grishëse daljen e tij para medias.
Çështja ndaj tij u hap fiks një vit më parë, kur nga përgjimet e palës italiane mes Habilajve u aludua se gjendej emri i tij. Por pas një viti hetime nga pala italiane, ende nuk ka një rezultat që ta implikojë ish-kreun e Rendit nën qeverisjen “Rama 1”, me afera droge. /tesheshi.com/