Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Roi, bariu nga India në malet e Kolonjës dhe një kulturë që po shuhet

Ndër ato aspekte të jetës shqiptare që tregojnë se ishim më mirë kur ishim keq

by te Sheshi
16/06/2025
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Roi, bariu nga India në malet e Kolonjës dhe një kulturë që po shuhet
65
SHARES

Nga Auron Tare

Në një stan të humbur mes maleve të Kolonjës, jeton Rio, një bari i ardhur nga India, i cili me praninë e tij të heshtur është një dëshmi e një tradite që në këto anë është në rrezik zhdukjeje. Roi nuk është thjesht një i ardhur i rastësishëm; ai është dëshmitari dhe, në njëfarë mënyre ndoshta një nga  ruajtësit e fundit te një jetese që ka formuar ekonominë, kulturën dhe shpirtin e krahinës për mijëra vjet.

Dikur, Kolonja gumëzhinte nga jeta baritore. Tufat e mëdha të kolonjareve udhëtonin drejt bregdetit të Jugut apo viseve të Çamërisë, duke ndjekur ritmet sezonale të një jete të ndërtuar mbi rritet pagane të natyrës, kulturën baritore, adhurimin për natyrën si dhe në bashkëjetesë me kafshët. Zilet e mëdha të cjepëve që prinin kopetë të sjella nga Janina apo Leskoviku kumbonin përgjatë brigjeve të Vjosës, deri sa zbrisnin në ultësirat pjellore.

Kolonja dhe Kurveleshi dikur ishin ndër krahinat më të pasura me kope dhe stane, duke krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe një kulturë të tërë të bazuar në blegtorinë nomade.

Sot, kjo botë është thuajse në shuarje. Numri i tufave dhe i staneve në Kolonjë dhe Kurvelesh është zvogëluar ndjeshëm. Jetesa baritore mbahet me vështirësi të mëdha dhe shpesh nga njerëz në kufijtë e mbijetesës.

Në këtë realitet të zymtë, ardhja e Roit merr një kuptim të veçantë. Ai është simbol i një cikli që po mbyllet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën: shuarja e jetës dhe kulturës baritore, një epokë mijëravjeçare që po vdes ngadalë, para syve tanë.

Roi, me mënyrën e tij të heshtur dhe përkushtimin ndaj tufës së tij, mund të jetë ndoshta kujtimi i fundit i gjallë i një harmonie të humbur mes njeriut dhe natyrës.

Shuarja e kulturës baritore, një humbje e madhe për identitetin dhe të ardhmen turistike të Shqipërisë

Nuk ka asnjë dyshim se jeta baritore është një nga mënyrat më të vështira të jetesës, sidomos në kohën moderne, ku teknologjia dhe urbanizimi kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën si jetojmë. Në këtë realitet të ri, të rinjtë shqiptarë janë gjithnjë e më pak të gatshëm t’u përkushtohen tufave në malet e vendit. Dhe pikërisht këtu nis një debat thelbësor: me humbjen e kulturës baritore, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm një pjesë të identitetit të saj mijëravjeçar, por edhe të gjitha pjeset e lidhura me këtë mënyrë jetese – nga zakonet, veshjet dhe muzika, deri te kulinaria dhe vetë raporti i njeriut me natyrën.

Ndërkohë, kjo mënyrë jetese përfaqëson një atraksion të jashtëzakonshëm për vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri për të eksploruar natyrën dhe kulturën autentike shqiptare. Nëse vitet që vijnë do të na gjejnë me barinj indianë apo filipinezë në malet tona, do të kuptohet qartë se çfarë humbje e pakthyeshme do të ishte kjo për turizmin kulturor dhe për identitetin e thellë të krahinave tona.

Duke njohur rëndësinë e madhe të kësaj tradite, UNESCO e ka shpallur që prej vitit të kaluar kulturën baritore (pastoralizmin) si pjesë të trashëgimisë kulturore të jashtëzakonshme të njerëzimit. Shqipëria pati fatin të jetë pjesë e listës së vendeve që gëzojnë këtë status. Por, për fat të keq, deri më sot, nuk ekziston asnjë projekt, ide konkrete apo përpjekje serioze për ta mbështetur këtë pasuri të rrallë të kulturës sonë kombëtare.

Kjo trashëgimi nuk është thjesht një relike e së kaluarës; ajo është një urë që na lidh me lashtësinë, me popullatat që kanë jetuar në këto troje për mijëra vjet, dhe me të gjitha shtresat e thella kulturore që kanë formuar identitetin shqiptar. Ruajtja dhe mbështetja e kulturës baritore nuk është vetëm një detyrim moral apo historik – është gjithashtu një mundësi e madhe për ta bërë Shqipërinë një destinacion të veçantë për turizmin kulturor dhe të qëndrueshëm.

Roit i urojmë qëndrim të mbarë në malet e Kolonjës, por na duhen barinj shqiptarë.

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Dokumenti sekret: a ka frikë Rusia se Kina synon të pushtojë një pjesë të territorit të saj?

Dokumenti sekret: a ka frikë Rusia se Kina synon të pushtojë një pjesë të territorit të saj?

Një goditje e re për duhanpirësit në BE

Një goditje e re për duhanpirësit në BE

Origjina e pronës së Hagia Sophia-s: si u ble nga Mehmet Fatihu

Origjina e pronës së Hagia Sophia-s: si u ble nga Mehmet Fatihu

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni