Në garat e para që janë zhvilluar pas hapjes së Olimpiadës së Rio de Janeiros, qitësja e Kosovës, Urata Rama nuk ka arritur pikët e duhura për të vazhduar më tutje.
Rama, pas 4 serive me nga 10 gjuajtje arriti rezultatin përfundimtar me 402.3 pikë. Nga 51 garuese përfundoi e 48-ta. Rekordi i saj mbetet 409.4 pikë.
Qitësja Urata Rama hyri në histori, duke u bërë sportistja e parë që garon në emër të Kosovës në Lojëra Olimpike. /tesheshi.com/