Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

RINGJIZJA/ Kur drama e PD-së ka emrin Ilir Meta: “hyjnizimi” i presidentit, nga qendra në bazë

by te Sheshi
21/11/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
RINGJIZJA/ Kur drama e PD-së ka emrin Ilir Meta: “hyjnizimi” i presidentit, nga qendra në bazë

Kur me 1 prill 2013, Rama nënshkroi një aleancë me Metën, në bazën socialiste ra bomba. Në tre ndjesitë e ndërthurrura, atë të ardhjes në pushtet, triumfit mbi Berishën, e ndarazi dhe atij mbi Metën, te militanca e majtë prevalonte kjo e fundit. Ndërsa kryetari po u bënte proçkën e madhe. Baza po turfullonte nga rikthimi te Meta. Ditët që pasuan, deri në fitoren e zgjedhjeve por dhe më pas, Meta nisi të gëlltitej më vështirësi në shumë nivele socialiste, si një “dorë e pisët që jeta të diktonte të shtrëngohej”, pa rënë gjithsesi në dashuri me të. Madje, i gjithë 4-vjeçari i bashkëqeverisjes me LSI-në, u bashkëshoqërua nga nga një ftohtësi, më së shumti në bazë, e socialistëve ndaj njerëzve të Metës, e padyshim këtij të fundit, deri sa erdhi ndarja përfundimtare. Por nuk kish mbarruar me kaq. Rama, kryetari i tyre, po e bënte Metën president, e baza as këtë nuk e gëlltiste dot. Por ndodhi, siç e ka kokën kryetari, që gjithkund e nga çdokush lexohet si arrogancë. Por nuk po ndodh e njëjta gjë me sentimentet e bazës demokrate.

Në rrjete, nga militanca e PD-së, mund të vësh re gati një “hyjnizim” të Ilir Metës, akteve të tij. E duke qenë se kjo shfaqet që nga ai militanti gdhë, e deri të ai i nivelit edhe intelektual, pa llogaritur linjën zyrtare të partisë që e gjitha “hyjnizon” Ilir Metën, kjo reflekton dramën e vërtetë që po përjeton partia më e madhe opozitare, ajo që vërtet lindi si një pasuri kombëtare dhe duhet të jetë e tillë, se si sot gati ka për kryetar hije një njeri që në terma të tjerë mund të quhet dhe “fatkeqësi kombëtare”, mjaft fakti se është vetëm njeriu i krizave në politikën shqiptare, e që për ironi, të vetmin akt si shtetar, në emër të ligjit dhe forcës së shtetit, ka bërë atë që e ka çuar Berishën në dyert e policisë në vitin 2000 kur qe kryeministër. Fotoja e fundit e tyre krahpërkrah, pasi një takimi me sens teatral në Presidencë lidhur me krizën, është një ndër aktet e falimentit të PD-së në vizion, strategji, praktika e moral politik.

Kur në shtator 2017 nisi punë parlamenti i ri, pas një fushate ku të gjitha bateritë e PD-së u kthyen kah LSI-ja, ishte gati e paperceptueshme se dy forcat mund të kishin një riafrim mes tyre në realitetin e ri me përballë një PS të vetme në qeverisje. Gjithçka lexohej si nisje e një ere të re të PD-së, përjetësisht larg LSI-së, ku e vetme do mund të ringrihej nga hiri, mjaft me një moral të ri politik, të cilin fatkeqësisht ajo vijon ta injorojë si aset garantues për rikthimin në pushtet. Sepse, sido-sido, është një parti e madhe, historike, me plot resurse, ku mjafton një rikurim moral, një rifreskim në lidership, një sfidë e re programore, një komunikim i ri publik, për ta riprekur sërish pushtetin.

Sot, pas 6 vitesh në opozitë, PD jo vetëm që s’ka asnjë prej këtyre shenjave, por i është dorëzuar e gjitha Ilir Metës. Edhe pse mund të pikëbashkohen interesat politike mes tyre, një parti si ajo nuk i takon që mos zotërojë minimumin e finesës për të mbajtur gjithsesi një distancë me njeriun e forcën që e fundosi në mandatin e dytë qeverisës, e që ajo fort mirë e di se ç’përfaqëson në thelb.

Do e kishte të përligjur një dorëzim të tillë te Ilir Meta, ngjizjen për herë të dytë me të, vetëm nëse në terma pragmatizmi kjo do i jepte më shumë vota, apo dreqi ta hajë, do mund ta risillte në pushtet, siç bëri pra Rama në 2013-ën. Por siç është parë e nuhatur, një ribashkimi i tyre nuk ka as më të voglin sinjal elektoral se mund t’i riçojë drejt pushtetit. Po të qe ndryshe, nuk kishte pse shkohej në bojkot me ultimatumin se “me Ramën nuk ka zgjedhje”.

Tek e fundit, deri dje ekzistonte bindja se kush ka LSI-në me vete, ka ta siguruar pushtetin. Por dhe kjo bindje u rrëzua në 2017-ën. E tani PD, edhe përkundër këtij realiteti inekzist, pranon të tretet në ngjizje me Metën, duke i sjellë goditje vështirë të riparueshme të identitetit të vet politik. Dhe bërë gjithashtu më të largët rikthimin në pushtet. Një dramë e vërtetë me emrin Ilir Meta! /tesheshi.com/       

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Arrestohet avokati i Ambasadës Gjermane në Turqi, frikë për “çarje” diplomatike

Arrestohet avokati i Ambasadës Gjermane në Turqi, frikë për "çarje" diplomatike

Amerikanët këshillojnë Venecian për ngërçin kushtetues, Meta s’përmbahet: boll ambasadave!

Amerikanët këshillojnë Venecian për ngërçin kushtetues, Meta s'përmbahet: boll ambasadave!

Mbreti Salman sulmon verbalisht Iranin: 286 raketa e 289 dronë drejt Saudisë, por s’ na mundni dot!

Mbreti Salman sulmon verbalisht Iranin: 286 raketa e 289 dronë drejt Saudisë, por s' na mundni dot!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni