Katari do jetë po aq i shpejtë sa Turqia në kontributin për rindërtimin pas tërmetit. Ku konformua pas një takimi mes Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ambasadorit të Dohas në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri.
“Mbështetja e Katarit për Shqipërinë do të vazhdojë përtej ndihmave të emergjencës, duke u fokusuar kryesisht në rindërtimin e ndërtesave të shërbimeve publike. Nesër vjen në Tiranë një delegacion i Fondit të Zhvillimit të Katarit për të vlerësuar nevojat. Ndihma jonë do të vazhdojë deri ditën e fundit të rindërtimit”, konfirmoi ambasadori i vendit të pasur të Gjirit.
Ruçi iu përgjigj dukei thënë se “ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë se miqtë e mirë duken në ditë të vështira. Ndihmën tuaj nuk do ta harrojmë kurrë”. /tesheshi.com/