Gjatë mandatit të parë, kryeministri Edi Rama ndërmorri një sërë projektesh të titulluara “Rilindja Urbane”, ku përfshihej shndërrimi total i shesheve të bashkive në vend.
Mes polemikave të shumta, qeveria “Rama1” u tregua e vendosur për të çuar deri në fund projektet, që përfshinin jo vetëm bashkitë e kategorisë së parë, por edhe ato më të voglat.
Sheshet kryesore por edhe fasadat rreth tyre i kanë dhënë një tjetër pamje edhe bashkisë së Belshit në qarkun e Elbasanit.
Gjithsesi suksesi i arritur nga qeveria në këtë drejtim, nëse mund të quhet i tillë, nuk kurseu Eglantina Gjermenin, që mbante postin e ministres së Zhvillimit Urban. Ajo mbeti jashtë qeverisë “Rama2”, por edhe dikasteri i saj u shkri.
Për të parë sesi është transformuar ky qytet, kryeministri Edi Rama ka postuar një video. /tesheshi.com/