Shqipëria ka nevojë për fuqi punëtorë nga jashtë! Kjo që ngjan si shndërrim i Shqipërisë në vend me galop ekonomik, ngjashëm si Gjermania, u kumtua nga kryeministri Rama në mbledhjen e mëngjesit të qeverisë.
Duke folur për programin e rindërtimit pas tërmetit, Rama tha se “ky program kërkon një fuqi punëtore të madhe”.
“Kemi një problem me fuqinë punëtore, të marrimedhe nga jashtë. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 ta kalojmë në parlament, që e kemi bërë gati që në tetor për aksesin e fuqisë punëtore nga jashtë”, theksoi Rama. /tesheshi.com/